Viti i ri akademik nis më 5 tetor, Kumbaro: Universitetet me hapësira të reja dhe moderne
Viti i ri akademik 2026–2027 në institucionet e arsimit të lartë do të nisë më 5 tetor deri më 24 shtator 2027, ndërsa universitetet po vijojnë përgatitjet për rikthimin e studentëve në auditore dhe laboratorë.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se në disa universitete viti i ri akademik do të nisë edhe me hapësira të reja dhe të modernizuara për mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Sipas saj, investimet në mjediset universitare synojnë krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe pedagogët, duke mbështetur procesin e studimit, punën kërkimore dhe zhvillimin e kapaciteteve universitare.
Investimet përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës dhe hapësirave universitare, me synim krijimin e një mjedisi më funksional për zhvillimin akademik dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
Burimi ATSH