Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e ardhshëm, në kuadër të seminarit të Qeverisë që u zhvillua në Pogradec.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e ardhshëm, në kuadër të seminarit të Qeverisë që u zhvillua në Pogradec.

Përmes një postimi në rrjetin social X, një ditë pas takimit të kabinetit qeveritar në Pogradec, Hoxha u shpreh se mbledhja ishte një moment për të parë dhe analizuar çdo aspekt në imtësi, përtej ditës dhe rutinës, dhe për të përcaktuar qartë prioritetet deri në fund të vitit, përfshirë edhe në politikën e jashtme.

Sipas ministrit, vijimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet objektivi kryesor dhe kërkon ritëm të shtuar, fokus dhe angazhim të plotë diplomatik.

“Vijimësia e sukseshme e procesit të anëtarësimit në BE mbetet objektivi ynë parësor dhe do të kërkojë ritëm të shtuar, fokus të qartë dhe angazhim të plotë diplomatik”, tha ai.

Hoxha shtoi se “do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, si kontribut për një Ballkan Perëndimor më të stabilizuar, më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më pranë Evropës”.

Një tjetër prioritet, sipas tij, është modernizimi dhe thjeshtimi i shërbimeve konsullore, me synimin për t’i bërë ato më të shpejta, më të aksesueshme dhe më të orientuara ndaj qytetarëve.

Gjithashtu, Hoxha tha se në fokus të veçantë do të jetë vijimi i reformimit të Shërbimit të Jashtëm, për një diplomaci moderne, profesionale dhe meritokratike, me një korpus diplomatik të aftë, të zhdërvjellët dhe të angazhuar për të përfaqësuar denjësisht vendin, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të krijuar më shumë vlerë të shtuar për Shqipërinë.

Në këtë kuadër, ministri renditi disa prej objektivave të diplomacisë shqiptare: më shumë ndikim për imazhin e vendit dhe projektimin e tij kulturor e shoqëror; më shumë lidhje me ekonominë dhe tregtinë; më shumë ndërlidhje, partneritete dhe mundësi; më shumë rezultate konkrete për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.

“Një Shqipëri europiane kërkon edhe një diplomaci europiane”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…