Rama: Shteti do të jetë në sytë e qytetarëve në kohë reale

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot optimist për suksesin e vitit të dytë të mandatit qeverisës, ndërsa u shpreh se falë edhe inteligjencës artificiale shteti do të jetë në sytë e qytetarëve në kohë reale.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot optimist për suksesin e vitit të dytë të mandatit qeverisës, ndërsa u shpreh se falë edhe inteligjencës artificiale shteti do të jetë në sytë e qytetarëve në kohë reale.

Rama ndau një video me pjesë nga analiza e punës së çdo ministrie gjatë mbledhjes së zgjeruar në Pogradec.

“Prioritetet e sezonit të ri qeverisës dhe krijimi i pasqyrës unike, ku edhe falë inteligjencës artificiale shteti do të jetë në sytë e qytetarëve në kohë reale dhe halli apo kërkesa e qytetarit do të ndiqen nga sistemi deri në dhënien e përgjigjes, më bëjnë shumë optimist për suksesin vitit të dytë të mandatit”, u shpreh ai.

Në këtë drejtim, Rama u shpreh se “duhet të arrijmë që çdo kërkesë ta bëjmë si një letër”.

“Pra, unë e nisa kërkesën, unë e ndjek dhe e shoh ku është dhe kush e mban përgjegjësinë. Qytetari shikon hallin e vet në kohë reale, ku shkoi, kush e ka, ka ngecur këtu, ka ngec aty dhe sistemi e kthen tek përgjegjësi dhe aty fillon llogaridhënia e përgjegjësit në atë fazë pse e mban. Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin oqean”, u shpreh ai.

Gjatë mbledhjes së zgjeruar në Pogradec, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari u ndal te projekti Smart City, të cilin e konsideroi një projekt madhor të qeverisë shqiptare për transformimin totalisht të mënyrës se si i qasemi sigurisë publike në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi foli për projektet e ndërmarra në kuadër të zhvillimit të industrisë ushtarake.

“Me Guna Tactical kemi 75% të punimeve të përfunduara në kantierin e saj. Kemi një kapacitet i cili fillon operimin e plotë brenda këtij viti. Kemi 290 punonjës sot të punësuar në industrinë ushtarake. Me hapjen e kantierit të Guna Tactical dhe të MKD-së ne shkojmë në 1000 punonjës brenda vitit 2027”, informoi ai.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu informoi se “në shtatë muajt e parë të vitit, ndihma juridike falas ka trajtuar 4552 kërkesa kundrejt 3700 e pak që kanë qenë në vitin e kaluar, që do të thotë se jemi rritur me gati 21,8%”.

Ndërsa ministri i Financave Petrit Malaj informoi se po punohet për përgatitjen e projektligjit për kontributin kombëtar të Shqipërisë në buxhetin e Bashkimit Europian.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh se fokusi është te biznesi.

“Ajo që biznesi ka nevojë në këtë fazë të zhvillimit ekonomik është informimi, është mbështetja dhe përfaqësimet. Për këtë arsye ne kemi ndërtuar instrumentin ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’. Kemi ndërtuar një platformë me bashkëpunim me AKSHI-n në të cilin të gjitha aplikimet që do bëhen për ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’ do të jenë të ndjekura nga një grup pune i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë”, informoi ministrja Ibrahimaj.

Duke folur për transportin hekurudhor, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u ndal te projekti Tiranë-Durrës-Rinas.

“Brenda 31 gushtit përfundojmë konkursin për operatorin hekurudhor. Kemi dy linjat e reja, Vorë-Hani Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë, të cilat të dyja brenda gushtit kanë përmbyllur fazën e procedurës konkurruese dhe brenda tetorit Durrës-Rrogozhinë dhe brenda vitit Vorë-Hani i Hotit i kemi kontratat e lidhura”, theksoi ai.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u shpreh se po punohet që të krijohet dhe bursa e parë bujqësore. “Fermerët do të kenë një tjetër qasje ndaj shtetit shqiptar dhe nga mënyra se si ne duhet të adresojmë pjesën e problematikës që ata kanë më të madhe, pjesën e çmimit”, shtoi ai.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo informoi mbi Paketën e Maleve, të cilën e konsideroi një sukses.

“Janë 52 bashki që kanë miratuar zonat prioritare. Janë mbi 460 zona prioritare të miratuara në gjithë vendin dhe janë 1900 aplikime reale në nivel vendor, jo shprehje interesi. Janë rreth 200 aplikime që kanë kaluar marrjen e vendimit në këshillat bashkiakë”, informoi Demo.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh se në turizëm ka pasur një rritje 6,48% më shumë sesa viti i shkuar.

“Paralelisht në menaxhimin e bregdetit është bërë goxha mirë për rritjen e hapësirave të dedikuara për publikun. Janë shtuar me mbi 300.000 m² sivjet më shumë krahasuar me vitin 2025, ndërsa plazhi publik përfaqëson tashmë 45% të totalit të vijës bregdetare në përgjithësi”, informoi Gonxhja.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala theksoi se një nga reformat kryesore është ajo në fushën e onkologjisë.

“Kemi marrë një fond shtesë vetëm për barnat onkologjike në vitin 2026 prej 26 milionë euro. Buxheti i shtuar, përdorimi i mirë i këtij bilanci pozitiv ka çuar për momentin në një rritje rreth 17% të pacientëve të trajtuar me kancer. Kjo nuk do të thotë që kemi një rritje të incidencës së kancerit me 17%, por ngaqë kemi futur më shumë barna inovative dhe kemi zgjeruar indikacionet, trajtojmë më shumë pacientë dhe çdo ditë dhe më pak pacientë kërkojnë një shërbim mjekësor jashtë vendit”, tha Sala.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u ndal te zhvillimi i planit kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve. Ajo theksoi se prej dy vitesh kjo bëhet vetëm në universitetet publike. “Kemi mbyllur gjithë ciklin e gjithë mësuesve dhe tani kemi hyrë në fazë specializimi. 22 mijë mësues parashikojmë për vitin akademik që fillon në shtator 2026-2027”, tha Kumbaro.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj foli për korridoret e gjelbra të vendit. “Kemi përfunduar rehabilitimin e sipërfaqeve të marra në administrim për fidanishte nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara. Kemi kryer funksionalizimin e plotë të tetë fidanishteve publike të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me një sipërfaqe 14 000 m². Gjithashtu deri në qershor të 2027-ës do të krijojmë pesë fidanishte me standarde europiane, në Kukës, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier”, tha ai.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u ndal te reformimi i Shërbimit të Jashtëm. “Ne kemi një propozim shumë të detajuar. Për herë të parë do kemi në shtator strategjinë, por mbi të gjitha është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta projektojmë veten në çdo formë, në çdo mënyrë, në çdo rrethanë si vend anëtar i Bashkimit Europian”, u shpreh ai.

Duke folur për procesin e integrimit Europian, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka u shpreh se “sipas kësaj rruge që kemi parashikuar, nëse gjërat shkojnë kështu, është e pritshme që në vitin 2028 Shqipëria të ketë draftin e traktatit të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe të fillojë procesi i ratifikimit”.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Administatën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u ndal te rishikimi dhe riformatimi i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

“Kemi nisur një proces skanimi për ta shndërruar këtë institucion një sensor të qeverisjes nga pikëpamja e qytetarit”, u shpreh ajo.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…