Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hap më 27 gusht thirrjen për aplikim për 300 kredi me 0% interes, të dedikuara për punonjësit e administratës publike për blerjen e një banese. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026.


Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hap më 27 gusht thirrjen për aplikim për 300 kredi me 0% interes, të dedikuara për punonjësit e administratës publike për blerjen e një banese. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026.

Programi parashikon financimin e blerjes së banesës sipas çmimit të referencës, ndërsa sipërfaqja e banesës përcaktohet në përputhje me certifikatën familjare.

Kredia ofrohet me 0% interes, duke synuar lehtësimin e aksesit në strehim për punonjësit e administratës publike që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga legjislacioni për strehimin social.

Në kuadër të kësaj thirrjeje janë në dispozicion gjithsej 300 kuota, të ndara në pesë institucione dhe struktura.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka 70 kuota, Ministria e Mbrojtjes 70 kuota, Ministria e Arsimit 70 kuota, Ministria e Punëve të Brendshme 70 kuota, ndërsa Policia e Burgjeve/Ministria e Drejtësisë përfiton 20 kuota.

Për të përfituar nga kjo skemë, aplikanti duhet të jetë i punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”. Gjithashtu, nuk duhet të ketë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, përveç rastit kur banesa ekzistuese është nën normat e strehimit.

Një tjetër kriter është që aplikanti të mos zotërojë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që synon të blejë përmes kredisë së lehtësuar. Përfituesit nuk duhet të jenë gjithashtu pjesë e programeve të tjera të strehimit social.

Aplikimi do të kryhet online përmes platformës e-Albania, duke nisur nga 27 gushti dhe deri më 25 shtator 2026.

Për të përfituar nga programi i strehimit social, aplikantët duhet të jenë të punësuar në administratën publike, të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, apo të kenë një banesë nën normat e strehimit. Gjithashtu, nuk duhet të zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar dhe nuk duhet të jenë përfitues të programeve të tjera të strehimit social.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit fton punonjësit e administratës publike që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar për të përfituar nga skema e kredive me 0% interes për blerjen e banesës.

Burimi ATSH

Ministria e Financave: Të ardhurat buxhetore 484,6 miliardë lekë gjatë 7-mujorit, rriten 11,8%

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat totale u realizuan në masën 100% të planit të shtatëmujorit.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministria e Financave: Të ardhurat buxhetore 484,6 miliardë lekë gjatë 7-mujorit, rriten 11,8%

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat totale u realizuan në masën 100% të planit të shtatëmujorit.