Koçiu: BESA është besim, empati, shërbime dhe angazhim për Shqipërinë europiane

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vuri në dukje katër shtyllat e platformës strategjike BESA, pas mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar në Pogradec, drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vuri në dukje katër shtyllat e platformës strategjike BESA, pas mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar në Pogradec, drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Koçiu u shpreh se skuadra “Shqipëria 2030” vijon punën në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik.

“BESA është B – Besim në rrugën e përbashkët për të bërë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët. E – Empati për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur nevojave të çdo qytetari të këtij vendi. S – Shërbime që ndihen në jetën e përditshme, në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo komunitet. A – Angazhim çdo ditë për të çuar përpara Shqipërinë drejt Bashkimit Europian”, shkruan Koçiu.

Ajo thekson se objektivi mbetet një Shqipëri europiane, me punën e përditshme të fokusuar te qytetarët dhe nevojat e tyre.

“Vazhdojmë punën, pranë qytetarëve, me sytë nga e ardhmja dhe me bindjen se Shqipëria europiane do të jetë pasqyrë e asaj që bëjmë çdo ditë, së bashku”, shkruan Koçiu.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…