
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Ardit Zeneli fiton medaljen e parë për Shqipërinë, bronz në mundje
Zeneli triumfoi në duelin për medaljen e bronztë ndaj grekut Stavros Ntounias, me rezultatin 9-8, pas një përballjeje të fortë dhe të luftuar deri në fund.

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me mundësin Ardit Zeneli, i cili u ngjit në podium duke marrë medaljen e bronztë në stilin greko-romak, në kategorinë deri në 67 kilogramë.
Zeneli triumfoi në duelin për medaljen e bronztë ndaj grekut Stavros Ntounias, me rezultatin 9-8, pas një përballjeje të fortë dhe të luftuar deri në fund.


Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi suksesin si një moment të rëndësishëm për “Team Albania” dhe mundjen shqiptare.
“Një sukses i madh për Team Albania dhe mundjen shqiptare, fryt i shpirtit të garës, punës së sportistit, trajnerit dhe Federatës së Mundjes”, shkroi Gonxhja.
Medalja e Zenelit është e para për Shqipërinë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare dhe shënon një nisje të suksesshme për delegacionin kuqezi, i cili vijon garat në disiplina të ndryshme sportive.
Suksesi në Taranto vjen si rezultat i paraqitjes së sportistit shqiptar, punës së stafit teknik dhe mbështetjes së Federatës Shqiptare të Mundjes.
Burimi ATSH



















