Nufi në fshatin Gojan i Madh të Pukës: Vatrat e zjarrit janë nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas vizitës në fshatin Tenë të Mirditës, shkoi mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Gojan i Madh (Pukë), për të parë nga afër situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas vizitës në fshatin Tenë të Mirditës, shkoi mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Gojan i Madh (Pukë), për të parë nga afër situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën.

Nufi tha se situata e zjarreve ditën e sotme në këtë zonë ka qenë e vështirë, por shtoi se pas disa orëve luftë më flakët, tashmë situata është nën kontroll.

“Di që keni pasur një situatë shumë të vështirë sot. Ka pasur momente shumë të sikletshme, por falë punës suaj dhe falë koordinimit të mirë që kemi pasur, duket që situata është nën kontroll. Edhe në Mirditë kishim një situatë shumë të vështirë, por edhe ajo u menaxhua”, tha mes të tjerash Nufi.

Nënkolonel Behar Toçilla u shpreh se në fshatin Gojan i Vogël ishin në detyrë forcat e Batalionit të Mbështetjes si dhe forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut. Ai tha se situata kishte qenë e qetë deri në orën 12:00. Sipas tij, në orën 12:00 situata kishte dalë jashtë kontrollit, edhe për shkak të erës së pranishme në zonë.

“Është kërkuar ndihmë urgjente me helikopter dhe sapo helikopteri ka ardhur, ka qenë prezent, ka qenë shumë vendimtar dhe vatra ka arritur të vihet në kontroll. Me forcat e mia, me 28 trupa, kam qenë pranë një banese ku zjarri po depërtonte dhe kemi bërë pengimin dhe neutralizimin e zjarrit. Aktualisht situata është nën kontroll”, u shpreh nënkolonel Toçilla.

Për mbrojtjen e banesave në fshatin Gojan të Madh, janë dislokuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 30 forca ushtarake, ndërsa ndërhyrja ka vijuar edhe nga ajri me një helikopter të Forcave të Armatosura.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…