
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk duhet t’i përballojë i vetëm zjarret.

Zjarret masive kanë përfshirë Shqipërinë dhe disa vende të tjera europiane, duke marrë jetë njerëzish dhe shkatërruar banesa, ekosisteme, toka bujqësore, infrastrukturë, trashëgimi kulturore dhe ekonomi lokale.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk duhet t’i përballojë i vetëm zjarret.
Ndaj përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë po dërgohen atje ku nevoja është më e madhe.
Po ashtu “Copernicus”, sistemi i BE-së për vëzhgimin e Tokës, po mbështet shërbimet e emergjencës me informacion të shpejtë dhe të besueshëm gjeohapësinor.
“Mbrojtja e jetës, komuniteteve dhe mjedisit është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin për shtyp të delegacionit të BE-së në Tiranë.
Burimi ATSH


















