“Beach Volley Shkodra 2026” në Velipojë, Gonxhja: Tre ditë sport dhe spektakël në bregdet
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau sot pamje nga aktiviteti “BeachVolleyShkodra 2026”, i zhvilluar në Velipojë, ku për tri ditë sporti dhe emocion u përballën ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Aktiviteti solli në bregdetin e Velipojës gara të volejbollit në rërë, duke krijuar një atmosferë sportive dhe festive për pjesëmarrësit dhe pushuesit.
“Tre ditë plot energji, emocion dhe spektakël sportiv në bregdetin e Velipojës, ku ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u përballën në rërë, duke dhuruar garë, emocion dhe një atmosferë të jashtëzakonshme”, shkroi Gonxhja në rrjetet sociale.
“BeachVolleyShkodra 2026” synon të ndërthurë aktivitetin sportiv me promovimin e turizmit bregdetar dhe të Velipojës si një destinacion për zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë sezonit veror.
Burimi ATSH