Gonxhja: Gërmimi arkeologjik në Apoloni, të dhëna të reja mbi monumentin e qytetit antik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se kërkimet po zhvillohen në kuadër të misionit shqiptaro-francez


Gërmimi arkeologjik studimor në Parkun Arkeologjik të Apolonisë po sjell në dritë të dhëna të reja mbi një prej monumenteve publike më të rëndësishme të qytetit antik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se kërkimet po zhvillohen në kuadër të misionit shqiptaro-francez, duke kontribuar në një njohje më të thelluar të historisë dhe zhvillimit urban të Apolonisë.

Sipas Gonxhes, çdo shtresë e zbuluar përbën një dëshmi të rëndësishme për historinë, zhvillimin urban dhe jetën publike të qytetit antik.

Ministri Gonxhja shtoi se “përmes kërkimit shkencor dhe dokumentimit arkeologjik po rivlerësohen organizimi urbanistik dhe funksioni i monumenteve publike, duke ofruar një këndvështrim më të plotë mbi zhvillimin e Apolonisë dhe rolin e saj në botën antike”.

Gonxhja theksoi rëndësinë e vijimit të kërkimeve arkeologjike për pasurimin e njohurive mbi trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Dita e shtegtarëve”, Lezha plot gjallëri në netët e verës

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festimeve

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dita e shtegtarëve”, Lezha plot gjallëri në netët e verës

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festimeve