“Pas shkolle” nis në shtator në të gjithë vendin, aktivitete krijuese pas drekës dhe detyrave të shtëpisë

Në shtator shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të zbatojnë programin “Pas Shkolle”, ku do të ndërthuret mbështetja në mësime me aktivitete edukative, krijuese dhe argëtuese.


Në shtator shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të zbatojnë programin “Pas Shkolle”, ku do të ndërthuret mbështetja në mësime me aktivitete edukative, krijuese dhe argëtuese.

Përtej orarit të zakonshëm të mësimit, programi synon t’u ofrojë fëmijëve një mjedis të sigurt dhe miqësor, ku ata mund të zhvillojnë aftësitë e tyre, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të zbulojnë talente e interesa të reja.

Konkretisht gjatë programit, pas ngrënies së ushqimit dhe bërjes së detyrave nxënësit do të angazhohen në aktivitete sportive dhe lojëra në grup si vizatim, pikturë dhe punime krijuese, punime me materiale të riciklueshme dhe veprimtari praktike, lexime, recitime dhe aktivitete letrare, muzikë, këngë dhe veprimtari kulturore, aktivitete në fushën e TIK dhe teknologjisë, eksperimente dhe veprimtari praktike në shkencë, aktivitete për mjedisin dhe kujdesin ndaj natyrës si dhe punë në grup, lojëra edukative dhe aktivitete që zhvillojnë komunikimin dhe bashkëpunimin.

Vitin e kaluar ky program u zbatua në 47 shkolla pilot, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamzë, ndërsa këtë vit të ri shkollor do të shtrihet në të gjithë vendin.

Zëvendësministrja e Arsimit, Herida Duro në një intervistë për ATSH-në theksoi se programi “Pas Shkolle” do të zbatohet në nivel kombëtar duke u shtrirë në mbi 400 institucione publike të arsimit parauniversitar. Programi tashmë ka bazën e plotë ligjore dhe organizative për zbatimin në të gjithë vendin.

“Programi “Pas Shkolle” është i organizuar dhe i strukturuar në veprimtari, që zhvillohen jashtë orarit mësimor të detyruar dhe ka për qëllim përforcimin e të nxënit dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të aftësive edukative, sociale, sportive, kulturore dhe krijuese të nxënësve. Ai do të shtrihet në mënyrë të strukturuar në të gjithë sistemin parauniversitar, duke u kthyer në një model të qëndrueshëm që i shërben jo vetëm fëmijëve, por edhe familjes dhe komunitetit në tërësi”, theksoi Duro.

Sipas saj, ky program synon të adresojë fragmentarizimin ekzistues të programeve aktuale Shkolla Qendër Komunitare, Bëjmë Detyrat e Shtëpisë, Art, Zeje, Sport etj. përmes krijimit të një kuadri të qartë për zhvillimin e programit “Pas shkolle”.

Ndërsa drejtoresha e shkollës “Vaçe Zela” në Tiranë, Enkeleda Gorezi tha për ATSH-në se “ky program është një mundësi shumë e mirë për nxënësit, pasi u ofron atyre jo vetëm mbështetje në aspektin mësimor, por edhe hapësira ku mund të shprehen, të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre”.

“Shkolla jonë ishte pjesë e këtij programi gjatë vitit të kaluar mësimor. Nxënësit gjatë programit shfrytëzonin në mënyrë të dobishme kohën pas përfundimit të mësimit duke u krijuar atyre mundësi për zhvillimin e aftësive, talenteve dhe interesave të nxënësve nëpërmjet aktiviteteve sportive, krijuese, kulturore, praktike dhe teknologjike”, tha ajo.

Gorezi theksoi se “edhe gjatë vitit të ri shkollor gjatë programit nxënësit do të qëndrojnë në ambientet e shkollës për kohën e përcaktuar në orar ku klasat nga 1,2,3 të cilat mbarojnë mësimin në 11:30 do të qëndrojnë deri në 14:00, klasat e 4-5 do të qëndrojnë deri në 15:00, ndërsa klasat nga e 6-9 do të qëndrojnë në shkollë për programin “Pas Shkolle” deri në 15:00″.

Nxënësit gjatë programit përfshihen në bazë të interesave dhe dëshirës së tyre për të marrë pjesë në aktivitetet e ofruara sipas grupmoshave të ndryshme.

Drejtoresha Gorezi tregon se “programi është pritur pozitivisht nga prindërit. Ata vlerësuan faktin që fëmijët kishin mundësi të qëndronin në një ambient të sigurt dhe të mbikëqyrur pas mësimit, duke u angazhuar në aktivitete të dobishme. Prindërit shprehën interes të veçantë për aktivitetet sportive, krijuese dhe praktike”.

Sipas saj, komunikimi me prindërit u konsiderua i rëndësishëm për ecurinë e programit. Sugjerimet dhe vërejtjet e tyre ndihmuan në evidentimin e interesave të nxënësve dhe në përmirësimin e organizimit të aktiviteteve.

Programi synon të krijojë një mjedis të sigurt dhe të pasur për fëmijët, duke i dhënë familjeve dhe komunitetit një model të qëndrueshëm aktivitetesh edukative dhe zhvilluese pas përfundimit të orarit mësimor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Këngët labe dhe tingujt e fyellit sjellin atmosferë festive në Parkun Arkeologjik të Amantias

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli sot momente nga atmosfera e krijuar nga tingujt e muzikës polifonike…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Këngët labe dhe tingujt e fyellit sjellin atmosferë festive në Parkun Arkeologjik të Amantias

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli sot momente nga atmosfera e krijuar nga tingujt e muzikës polifonike…