Salla: Monitorimi i karkalecit në Boshanj të Kolonjës deri në përfundimin e ciklit biologjik

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha sot se “ndërhyrjet e para kanë nisur që në muajin maj, me trajtime të kryera në vatrat e identifikuara, duke përdorur preparate të autorizuara për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe kufizimin e përhapjes së dëmtuesit”.


Në fshatin Boshanj të Kolonjës vijon monitorimi i situatës fitosanitare në terren dhe kontrolli i vatrave të karkalecit në sipërfaqet bujqësore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha sot se “ndërhyrjet e para kanë nisur që në muajin maj, me trajtime të kryera në vatrat e identifikuara, duke përdorur preparate të autorizuara për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe kufizimin e përhapjes së dëmtuesit”.

Salla informoi se monitorimi do të vijojë deri në përfundimin natyror të tij.

“Duke qenë se karkaleci ndodhet tashmë në fazën e fundit të ciklit biologjik, monitorimi do të vijojë deri në përfundimin natyror të tij, me qëllim vlerësimin e situatës në terren dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të identifikimit të vatrave të reja, duke garantuar mbrojtjen sa më efektive të prodhimit bujqësor”, nënvizoi Salla.

Ministri Salla u shpreh se “nërkohë, po ndiqen nga afër edhe ndërhyrjet në zonën e Maliqit, ku teknologjia e dronëve po përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të misrit të prekura nga Diabrotika (rrënjëngrënësi i misrit), një masë që synon të minimizojë dëmet dhe të mbrojë rendimentin e kulturës”.

Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë ditët e fundit kanë ngritur shqetësimin për dëmet e mëdha në bujqësi të shkaktuara nga kolonitë e karkalecave, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Karkalecat kanë dëmtuar kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa rrezikohen edhe vreshtat dhe plantacionet e lajthisë.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…