Mazniku: Zgjedhjet e 2027 me hartë të re territoriale, ulet numri i bashkive

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku deklaroi sot se në zgjedhjet vendore të vitit 2027 qytetarët shqiptarë do të votojnë sipas hartës së re territoriale.


Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku deklaroi sot se në zgjedhjet vendore të vitit 2027 qytetarët shqiptarë do të votojnë sipas hartës së re territoriale.

Në një intervistë televizive, Mazniku u shpreh se se harta synohet të miratohet deri në muajin tetor të këtij viti.

Sipas tij, “puna për reformën e re territoriale po vijon mbi bazën e një analize të detajuar ekonomike, financiare, demografike dhe sociale”.

“Sot ne po vijojmë punën për këtë draft. Ne kemi dëgjuar të enjten ekspertët, të cilët kanë prezantuar një raport të detajuar, i cili është tashmë publik. Ai raport ka shumë të dhëna të rëndësishme ekonomike, financiare dhe për mënyrën sesi funksionojnë bashkitë”, u shpreh Mazniku.

Sipas tij, raporti përfshin gjithashtu analizën demografike të çdo bashkie, ndërsa në hartimin e reformës do të merren në konsideratë edhe distancat mes njësive vendore dhe afërsia social-kulturore e komuniteteve.

“Elementi tjetër ka të bëjë me distancat nga një bashki në një tjetër, për të siguruar që, nëse do të gjykojmë për bashkime të mundshme mes bashkive, ato të jenë brenda një rrezeje të mundshme bashkimi. Por edhe elementi social-kulturor, sepse njerëzit duhet të shkojnë mirë me njëri-tjetrin”, tha ai.

Sipas Maznikut, një pjesë e bashkive nuk arrijnë të përmbushin funksionet që u ngarkon ligji, për shkak të numrit të ulët të popullsisë, mungesës së burimeve financiare dhe kapaciteteve njerëzore.

“Ne e kemi shprehur në mënyrë të qartë se ka një numër bashkish që nuk ia dalin dot t’u ofrojnë në mënyrë efikase shërbime qytetarëve të tyre. Besojmë se disa bashki që janë nën limitet e funksionimit duhet të bashkohen me bashki fqinje që e kanë këtë kapacitet, duke krijuar ekonomi shkalle”, deklaroi ai.

Në këtë kuadër, Mazniku përmendi edhe një nga rastet konkrete që po analizohet, siç është rasti i bashkimit të bashkisë së Prrenjasit me atë të Librazhdin.

“Është një nga opsionet që po analizojmë. Ka edhe treguesin e distancës që është pjesë e diskutimeve. Kjo është një nga rastet tipike që i kemi të dyja dilemat”, u shpreh ai.

Sipas bashkëkryetarit të Komisionit, rreth 40% e bashkive në vend nuk ofrojnë as gjysmën e shërbimeve që duhet të ofrojnë për qytetarët.

“Duke qenë se jemi të lidhur me elementin e datës së zgjedhjeve në vitin 2027, ku në nëntor Presidenti duhet të shpallë zgjedhjet. Kjo do të thotë që në tetor është afati i mundshëm për të miratuar në Parlament këtë reformë, që të kemi kohë që Presidenti të shpallë zgjedhjet me hartën e re”, theksoi ai.

Ndërkohë që për 3 elementë të tjerë, funksionet dhe kompetencat e bashkive, elementin e financave të bashkive dhe elementin e rajonalizimit, Mazniku theksoi se do t’i propozohet Kuvendit që të vijojë puna edhe për një vit tjetër, deri në korrikun e vitit 2027.

“Nuk kemi limite fizike kohore për ta mbaruar atë punë dhe mund të marrim gjithë kohën e nevojshme për ta mbaruar. Do të marrim kohën që të bëjmë të mundur që njësitë administrative të bashkive, të kenë një rol më të fortë për t’u ofruar shërbimin qytetarëve”, tha Mazniku.

Duke folur për Tiranën, ai u shpreh se kryeqyteti ka nevojë për një trajtim të veçantë për shkak të peshës që ka në popullsi dhe ekonomi.

“Tirana ka 25% të popullsisë së Shqipërisë dhe mbi 50% të xhiros që krijohet nga ekonomia shqiptare. Nuk është harta problemi i Tiranës. Tirana ka nevojë ose për një ligj të posaçëm për mënyrën sesi funksionon, ose për një kapitull të posaçëm në ligjin për pushtetin vendor”, deklaroi Mazniku.

Në fund, ai akuzoi opozitën se ka vonuar procesin e reformës duke mos marrë pjesë në punimet e Komisionit për katër muaj, por shtoi se propozimet e ekspertëve të saj do të shqyrtohen.

“Për 4 muaj opozita nuk erdhi në komision, duke çuar dëm 4 nga 9 muaj të punës që ne kishim. Ne kemi një afat të fortë, apo një mur, siç është data e zgjedhjeve. Sepse nëse e shtyjmë, nuk humbasim disa muaj, por periudhën 2027-2031. Sepse nuk ua ndërpresim dot mandatin në mes kryetarëve të bashkive. Ne do të lexojmë me shumë vëmendje të gjitha sugjerimet që ekspertët e opozitës kanë dërguar në Komision. Do të marrim parasysh të gjithë elementët e atij raporti që janë për t’u marrë parasysh”, përfundoi Mazniku.

Burimi ATSH

Rama: Gati ta çojmë në 1 miliard euro mbështetjen për programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është e gatshme të rrisë mbështetjen financiare për bizneset e vogla dhe të mesme…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati ta çojmë në 1 miliard euro mbështetjen për programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është e gatshme të rrisë mbështetjen financiare për bizneset e vogla dhe të mesme…