Rama: “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, në fokus agropërpunimi, teknologjia dhe ekonomia digjitale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” parashikon mbështetjen e shoqërive të përbashkëta në fshat midis subjekteve private, fermerëve dhe sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” parashikon mbështetjen e shoqërive të përbashkëta në fshat midis subjekteve private, fermerëve dhe sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm.

Në eventin e organizuar mbi programin kombëtar kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama u ndal te zhvillimi rural, ku theksoi se prioritet mbetet nxitja e agropërpunimit ku ka ende shumë potencial.

Ndërkohë, Rama theksoi se do të stimulohen edhe sipërmarrjet që lidhen me turizmin.

Kryeministri theksoi se programi është menduar për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe jo për sipërmarrjet e mëdha.

“Sipërmarrjet e mëdha nuk do kenë mundësi që të kenë akses në këtë program edhe sikur të bëjmë nga ato truket që vijnë nga sektori privat në qeveri. I kemi mbyllur të gjitha shtigjet”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, kryeministri informoi se ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo ka barrën e koordinimit të bashkive me programin në drejtim të shoqërive të përbashkëta.

Linjat e financimit, sipas tij, janë të parashikuara të stimulojnë produktivitetin, gjë që është një nga zilet kryesore të ekonomisë tonë sot.

Një tjetër linjë që do të financohet përmes programit, sipas Ramës, është industria përpunuese në tërësi.

“Në vijim do të mbështetet edhe transporti dhe logjistika, pastaj teknologjia dhe ekonomia dixhitale, Kemi shumë realitete që me financim mund të kalojnë në një nivel tjetër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do…