Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj sot zërave të partive opozitare për mosreagim në lidhje me deklaratën e ministres serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, për spastrimin etnik në Kosovë.


Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj sot zërave të partive opozitare për mosreagim në lidhje me deklaratën e ministres serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, për spastrimin etnik në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se “ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!”.

Sipas Ramës, qeveria ka reaguar përmes deklaratave zyrtare nga nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili ka dënuar deklaratën e ministers serbe.

“Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë”, theksoi kreu i Qeverisë.

“Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle,…