Karakaçi: Elektrifikim i plotë i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas deri në fund të 2027-s

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi sot në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi sot në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”.

Karakaçi bëri të ditur se marrëveshja me BERZH përmbyll paketën financiare të një prej projekteve më të mëdha hekurudhore të realizuara në vend gjatë dekadave të fundit, duke mundësuar elektrifikimin e plotë të linjës Tiranë-Durrës dhe stacionit të Rinasit.

“Me këtë financim bëhet i mundur elektrifikimi i plotë i linjës, ndërtimi i infrastrukturës energjetike dhe certifikimi sipas standardeve të Bashkimit Evropian, duke sjellë për herë të parë një shërbim modern hekurudhor me trena elektrikë”, u shpreh ministri në Kuvend.

Ai theksoi se punimet civile për këtë projekt kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, ndërsa stacionet e reja janë në proces ndërtimi.

Me miratimin e marrëveshjes, sipas tij, nis edhe faza e elektrifikimit të linjës.

Objektivi i qeverisë, tha Karakaçi, është që deri në fund të vitit 2027 qytetarët shqiptarë të kenë në dispozicion një linjë hekurudhore moderne, të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane.

Ministri nënvizoi se projekti Tiranë-Durrës dhe lidhja me Aeroportin “Nënë Tereza” janë pjesë e një programi më të gjerë për zhvillimin e transportit hekurudhor në Shqipëri.

Ai bëri të ditur se paralelisht po avancojnë projektet për zgjatimin e hekurudhës drejt stacionit qendror të Tiranës, ndërtimin e sistemit modern të mirëmbajtjes së trenave, si dhe përgatitjen e kontratës së shërbimit publik për garantimin e një transporti hekurudhor cilësor dhe të qëndrueshëm.

Sipas Karakaçit, kanë përparuar edhe procedurat për rikonstruksionin e linjës Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, një segment me rëndësi strategjike për lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi dhe rrjetin evropian të transportit.

“Për linjën Vorë-Shkodër-Hani i Hotit jemi në procedurë konkurruese dhe pritet finalizimi i saj shumë shpejt”, tha ai.

Ministri shtoi se janë në proces edhe procedurat për rikonstruksionin e segmentit Durrës-Rrogozhinë, ndërsa po hartohet projekti inxhinierik për vijimin e linjës nga Rrogozhina drejt Pogradecit.

Duke u ndalur te projektet strategjike, Karakaçi veçoi lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, të cilën e cilësoi një nga prioritetet afatgjata, për të cilën po punohet për sigurimin e financimit dhe krijimin e kushteve për zbatimin e saj.

“Këto investime tregojnë qartë se Shqipëria nuk po ndërton vetëm një linjë hekurudhore, por një rrjet modern kombëtar të integruar me korridoret evropiane të transportit”, deklaroi ministri.

Sipas tij, zhvillimi i infrastrukturës hekurudhore do të ndikojë në rritjen ekonomike, forcimin e Korridorit VIII dhe krijimin e një ekonomie më konkurruese dhe më miqësore me mjedisin.

Në përfundim të fjalës së tij, Karakaçi u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin me votë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me BERZH.

Burimi ATSH

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…