Balla: Shqipëria nis mbylljen e kapitujve me BE-në

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi Konferencën e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të zhvillohet këtë të martë në Bruksel, si një moment historik për procesin e integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të parë të negociatave.

Sipas Ballës, me ritmin aktual të negociatave mbetet i realizueshëm objektivi për përfundimin e tyre deri në fund të vitit 2027.

“Për mua është një realizim historik që të mbahet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare dhe të fillojë mbyllja e kapitujve. Me këtë ritëm negociatash, ne i qëndrojmë angazhimit për t’i mbyllur negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm”, deklaroi ai.

Gjatë debatit në Kuvend, Balla iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për delegacionin socialist në Strasburg.

“Duhet të jesh maskara që një lojë me letra mes miqsh ta quash bixhoz. Nuk është herezi që disa kolegë të ulen në një bar, të shohin një ndeshje futbolli, të pinë një birrë dhe të luajnë letra”, tha Balla.

Balla u kujtoi opozitarëve të partive të vogla se i kishin dërguar mesazhe që numëruesit e Partisë Socialiste të mbronin votat e tyre, pasi nuk u besonin numëruesve të Partisë Demokratike.

“Ti erdhe deputet në këtë sallë falë numëruesve të Partisë Socialiste. Më dërgoje mesazhe që t’u kërkoja numëruesve tanë të mbronin votat e tua, se po t’i vidhte Partia Demokratike. I kam mesazhet dhe mund t’i bëj publike”, i tha Balla, deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri.

Ai shtoi se beteja politike duhet të zhvillohet me debat dhe në rrugë institucionale, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të mos sulmojnë deputetët dhe familjet e tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: “Pasqyra Albania”, monitorim i çmimeve dhe analizë e zinxhirit për të identifikuar rritjet dhe ndërhyrë me politika

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se platforma “Pasqyra Albania” do t’u mundësojë qytetarëve të krahasojnë çmimet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia