Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë pune në Lushnje dhe në Fier, për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH për shitjet e produkteve të tyre bujqësore


Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë pune në Lushnje dhe në Fier, për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH për shitjet e produkteve të tyre bujqësore. Zbatimi i kësaj skeme ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026 dhe synon të mbështesë pfermerët përmes lehtësimit të procedurave dhe rritjes së përfitimeve financiare.

Gjatë kësaj vizite, ministri u ndal në serrën e familjes Bufazi, në Krutje të Lushnjës, ku u njoh nga afër me aktivitetin e fermës dhe ku fermerët u asistuan nga punonjës të Administratës Tatimore në procesin e aplikimit për përfitimin e kompensimit të TVSH. Familja Bufazi ushtron aktivitetin e saj bujqësor prej rreth shtatë vitesh, kultivon rreth 3 hektarë me domate dhe pritet të përfitojërreth 900 mijë lekë nga skema e kompensimit të TVSH.

Malaj u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar nga skema e kompensimit me 10% të TVSH-së për shitjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale, e cila synon të rrisë mbështetjen financiare për fermerët, të nxisë formalizimin e sektorit bujqësor dhe të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e prodhimit vendas.

“Duke filluar nga data 1 korrik, administrata tatimore ka filluar me kompensimin në masën 10% të TVSH-së për të gjitha produktet bujqësore ose blegtorale të cilat shiten kundrejt faturave të rregullta tek pikat e grumbullimit apo tek pikat e përpunimit. Kjo është në linjë edhe me politikat që po ndjek qeveria e Shqipërisë për të mbështetur sektorin e bujqësisë, të cilin ne e konsiderojmë si një sektor prioritar jo vetëm për kontributin që ajo kanë zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në aspektin e punësimit të fuqisë punëtore”, u shpreh ai.

Po ashtu, ministri zhvilloi një takim me fermerë në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Fier, ku u prezantuan konkretisht procedurat e aplikimit për përfitimin e kompensimit të TVSH dhe u ofrua asistencë praktike për fermerët që ende nuk kanë aplikuar për përfitimin e kompensimit.

Gjatë takimit u theksua se aplikimi realizohet përmes pesë hapave të thjeshtë në sistemin elektronik eFiling tëAdministratës Tatimore, e cila ka vënë në dispozicion të fermerëve shërbimet e saj të asistencës në të gjithë vendin për të lehtësuar këtë proces.

“Është një proçes të cilin ne jemi përpjekur ta dixhitalizojmë maksimalisht, të evitojmë sa më shumë prezencën e fermerëve pranë administratës tatimore në shërbimin ndaj klientit dhe është një proces i cili mund të bëhet lehtësisht nëpërmjet sistemit efiling ku fermerët mund të hyjnë në llogarinë e tyre. Aty janë të gjitha faturat e rregullta tatimore të listuara dhe mjafton me një kërkesë të thjeshtë dhe me numrin e llogarisë bankare të kryejnë aplikimin,i cila pastaj më tej do të ndiqet nga ana e administratës tatimore për të bërë dhe rimbursimin e drejtpërdrejtë në llogarinë bankare”, sqaroi Malaj.

Nga ana tjetër, Malaj i bëri thirrje të gjitha pikave të grumbullimit dhe të përpunimit që të lëshojnë faturat e tyre për të gjitha produktet që blejnë nga ana e fermerëve apo blegtorëve.

Sipas të dhënave të dhënave Administratës Tatimore interesi për të përfituar nga kjo skemë kompensimi pritet të jetë i lartë. Për periudhën janar–qershor 2026, vlera e shitjeve të produkteve bujqësore ka arritur në rreth 13,5 miliardë lekë, nga 11,5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i prodhuesve bujqësorë që shesin te subjektet me përgjegjësi për TVSH është rritur në 9 501 ndërsa numri i blerësve me TVSH ka arritur në 616 .

Sipas vlerësimeve të Administratës Tatimore, nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret do tëaplikojnë, vlera e kompensimit për periudhën janar–qershor 2026 pritet të arrijë në rreth 1,35 miliardë lekë, ose afro 13,8 milionë euro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Paketa e Maleve nis zbatimin, Demo: 200 aplikime të miratuara nga bashkitë

“Paketa e Maleve po nis të japë rezultatet e para konkrete dhe ky është vetëm fillimi”, deklaroi ministri i Shtetit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa e Maleve nis zbatimin, Demo: 200 aplikime të miratuara nga bashkitë

“Paketa e Maleve po nis të japë rezultatet e para konkrete dhe ky është vetëm fillimi”, deklaroi ministri i Shtetit…