Rama: Sfida, cilësia e shërbimeve dhe përvoja e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku sfida nuk lidhet më me mungesën e infrastrukturës bazë, por me cilësinë e shërbimeve dhe përmbushjen e pritshmërive gjithnjë e më të larta të qytetarëve.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku sfida nuk lidhet më me mungesën e infrastrukturës bazë, por me cilësinë e shërbimeve dhe përmbushjen e pritshmërive gjithnjë e më të larta të qytetarëve.

Në aktivitetin “Rilindja 2.0 me energji të re, ide të reja dhe një ambicie edhe më të madhe për Shqipërinë 2030”, Rama tha se rritja e kërkesave të qytetarëve nuk është shenjë mosmirënjohjeje, por tregues i zhvillimit të shoqërisë.

Duke iu referuar sistemit arsimor, Kryeministri kujtoi se përpara nisjes së programit të Rilindjes Urbane debatet përqendroheshin tek mungesa e ngrohjes në shkolla dhe mbipopullimi i klasave.

Ai solli në vëmendje një debat të zhvilluar vite më parë në mbledhjet e qeverisë, ku, sipas tij, argumentohej se klasat me më shumë nxënës ngroheshin nga prania e tyre, ndërsa nuk diskutohej ndërtimi i shkollave me sistem ngrohjeje.

“Sot nuk diskutojmë më nëse shkollat kanë ngrohje, palestra, biblioteka apo laboratorë. Sot po financojmë një program për ngritjen e 1 000 laboratorëve inteligjentë digjitalë, por as kjo nuk mjafton. Sot sfida është çfarë ndodh brenda shkollës, çfarë jete komunitare ka, sa e sigurt është dhe si ndërtohet marrëdhënia mes nxënësit dhe mësuesit”, u shpreh Rama.

Ai tha se në fillimet e qeverisjes mungonin edhe mësuesit e edukimit fizik, ndërsa sot, janë rreth 12-13 mijë nxënës që angazhohen në sporte shkollore me trajnerë, mjekë, kampionate dhe kartela individuale shëndetësore, krahas programeve për artet dhe zejet.

Kryeministri u ndal edhe te transformimi i sistemit shëndetësor, duke kujtuar gjendjen e spitaleve publike para vitit 2013.

“Dikur pacientët shkonin në spital me batanije, çarçafë, jastëkë dhe ilaçe me vete. Kishte vetëm mjekë që punonin me heroizëm. Sot nuk mjafton më që spitalet janë transformuar, që personeli është i pajisur dhe i trajtuar më mirë. Qytetarët kërkojnë dinjitet, teknologji moderne dhe shkurtim të kohës së pritjes”, tha ai.

Sipas Ramës, kjo është pasoja natyrore e përmirësimit të kushteve të jetesës.

“Është çmimi i suksesit. Sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë rriten pritshmëritë”, u shpreh ai.

Duke folur për furnizimin me ujë të pijshëm, Kryeministri tha se Shqipëria furnizon popullsinë me më shumë ujë se në çdo periudhë tjetër të historisë së saj, por shtoi se qytetarët kërkojnë tashmë furnizim të pandërprerë 24 orë në të gjithë territorin.

“Sot mjafton një rubinet që nuk nxjerr ujë dhe një video në rrjetet sociale krijon perceptimin sikur e gjithë Shqipëria është pa ujë”, tha Rama.

Ai solli si shembull edhe transformimin e hapësirave publike dhe mjedisit urban.

“Dikur mjaftonte një park apo një lulishte në qendër të qytetit dhe dukej si diçka e jashtëzakonshme. Sot qytetarët e kërkojnë gjelbërimin në çdo lagje ku jetojnë. Po kështu, dikur mjaftonte që lumenjtë të mos dilnin nga shtrati, ndërsa sot kërkohet rehabilitimi i plotë i tyre dhe kthimi në asete urbane”, u shpreh Kryeministri.

Rama u ndal edhe te transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve, duke theksuar se sfidat kanë ndryshuar.

“Dikur normalitet ishin fugonat dhe beteja ishte eliminimi i tyre. Sot qytetarët kërkojnë një nivel shumë më të lartë të transportit publik. Edhe për mbetjet nuk diskutohet më nëse do të vijë makina e pastrimit, por si përpunohen ato sipas standardeve moderne”, tha ai.

Kryeministri theksoi se shoqëria shqiptare nuk është bërë më negative, por më kërkuese.

“Kush mendon se shoqëria është bërë më negative nuk duhet të merret me politikë apo me shërbim publik. Shoqëria është bërë më kërkuese. Kjo është një sfidë ekzistenciale për një shoqëri demokratike dhe për një ekonomi të lirë tregu. Detyra jonë është të kalojmë në një nivel tjetër zhvillimi dhe t’u përgjigjemi këtyre pritshmërive”, deklaroi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner u takua me Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner u takua me Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si…