Rama: Anëtarësimi në BE çështje e mirëqenies së qytetarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të banalizohet dhe as të perceptohet si një çështje e shkëputur nga jeta e përditshme e qytetarëve, pasi sipas tij ai lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e vendit.


Kryeministri Edi Rama tha sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të banalizohet dhe as të perceptohet si një çështje e shkëputur nga jeta e përditshme e qytetarëve, pasi sipas tij ai lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e vendit.

Gjatë prezantimit të programit kombëtar “Rilindja 2.0”, Rama tha se bërja e prekshme e përfitimeve të integrimit europian është një përgjegjësi e përbashkët, duke theksuar se ky është një proces historik jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik.

Sipas kreut të qeverisë, përfituesit më të mëdhenj të anëtarësimit në BE do të jenë të rinjtë, pasi Shqipëria, dhjetë vjet pas anëtarësimit, do të jetë një vend me më shumë mundësi dhe standarde europiane për brezat e rinj.

Rama i cilësoi narrativat që tentojnë të minimizojnë rëndësinë e integrimit europian si të dëmshme për procesin. Ai theksoi se Europa nuk është vetëm një objektiv politik, por një standard që kërkon përmirësim të vazhdueshëm në çdo sektor.

“Në mbyllje dua që së bashku të biem dakord në një pikë; që nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ta banalizohet dhe që njerëzit ta ndiejnë këtë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme, sepse është tërësisht e pavërtetë. Prandaj bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne.

“Ky është një proces historik për 1001 arsye, por ky është një proces historik dhe për ekonominë e kujtdo. Është ekonomia e kujtdo që me ketë proces do të rritet dhe veçanërisht është ekonomia e atyre që sot janë të reja dhe të rinj. Nëse për ata që janë gjenerata më të vjetra, nuk më vjen fjala e vjetër, por më të rritura në moshë, kjo që thashë është relative, për ata që janë gjenerata e re, kjo është absolute. Falë anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria e pas 10 vjetëve nga anëtarësimi, do jetë Europa e të rejave dhe të rinjve, por nuk mundet dot ta vëmë në rrezik këtë proces dhe nuk mundet dot të lejojmë që një narrativë absurde që ‘’ç’na duhet ne kjo, po lëre tani se kjo është propagandë’’, të kanalizojë energji negative ndaj procesit, jo ndaj nesh. Dhe duhet shpjeguar që Evropa është standardi që kërkohet”, tha Rama.

Duke u ndalur te programi “Rilindja 2.0”, kryeministri tha se faza e re e qeverisjes synon të shkojë përtej ndërtimit të infrastrukturës, duke u fokusuar te cilësia e jetës, forcimi i komuniteteve, mirëqenia dhe marrëdhëniet mes qytetarëve.

“Kështu që Rilindja 2.0 nuk është thjesht të ndërtojmë infrastrukturë por është të ndërtojmë cilësi; cilësi jete, cilësi bashkëjetese; nuk është të ndërtojmë më tej qytetin, por është të ndërtojmë më tej komunitetin; nuk është ‘’hajde të ndërtojmë rrugë të tjera’’, por të ndërtojmë lidhje dhe të krijojmë ndërlidhje, mobilitet të brendshëm dhe jo thjesht parqe dhe sheshe, por marrëdhënie dhe natyrisht jo thjesht ekonomi, por mirëqenie sepse hiri i të vërtetës e do të thuhet, që po të shikojmë të gjitha shifrat, ekonomia jonë nuk ka qenë asnjëherë më mirë. Po të shikojmë raportin e kësaj ekonomie që ne e shohim me shifra dhe me atë që është ekonomia e perceptuar e njerëzve, atëherë kemi problem ne, jo njerëzit që është ndjesia reale e mirëqenies dhe e perspektivës për mirëqenien.

“Besoj shumë tek ky program dhe besoj shumë tek eksperienca që kemi akumuluar, ashtu sikundër besoj shumë që nëse eksperienca nuk do të na bëjë cinikë, por do të na bëjë të hapur, më të hapur ndaj kritikës apo ndaj pakënaqësisë, apo ndaj reagimit të kujtdo qoftë, e thënë me fjalë të tjera, aty ku e nisa nuk do të na bëjë të ngurtë dhe të karakterizojmë atë që na vjen përballë si mosmirënjohje, por do të na ndihmojë eksperienca që ta adresojmë si duhet dhe atë që vjen përballë, atëherë ne do të bëjmë një sukses të ri. O do jemi viktima të suksesit tonë, që është një mundësi”, u shpreh ai.

Rama theksoi se “ne kemi detyrë kombëtare, miqtë e mi, historike, është që të mos lejojmë në asnjë mënyrë që marrëzia e zgjidhjeve magjike të fitojë terren, se pastaj gjithçka që kemi fituar, do të shkojmë me kokë poshtë. Do shkojmë me kokë poshtë jo për ne, do shkojmë me kokë poshtë për të nesërmen dhe jo Bashkim Europian, por kthim prapa dramatik. Përpara sa të jetë vonë për ata që besojnë tek këto lloj ilaçesh çudibërëse, ne duhet të vrapojmë më shpejt”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE çështje e mirëqenies së qytetarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të banalizohet dhe as…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE çështje e mirëqenies së qytetarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të banalizohet dhe as…