Balla në Strasburg: Zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin paralelisht

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbrojtur në Strasburg qëndrimin e mazhorancës për procesin e integrimit europian dhe projektet e zhvillimit në jug të vendit, duke akuzuar Partinë Demokratike se votoi kundër rekomandimeve për Shqipërinë në Bashkimin Europian.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbrojtur në Strasburg qëndrimin e mazhorancës për procesin e integrimit europian dhe projektet e zhvillimit në jug të vendit, duke akuzuar Partinë Demokratike se votoi kundër rekomandimeve për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, deputetët e Partisë Socialiste dhe të gjithë eurodeputetët votuan pro rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike zbatuan urdhrin e Sali Berishës duke votuar kundër Shqipërisë në BE”, deklaroi Balla.

Në fjalën e tij, ai iu drejtua eurodeputetëve duke kërkuar që informacionet e marra nga institucionet shqiptare të paraqiten në mënyrë të plotë dhe korrekte.

Balla kundërshtoi pretendimet për Parkun “Vjosa-Narta”, duke theksuar se në legjislacionin shqiptar nuk ekziston një park me këtë emër.

“Ekziston Parku Kombëtar i Vjosës dhe Parku i Nartës. Nuk janë një park i vetëm. Parku i Vjosës është zonë e mbrojtur 100 për qind dhe Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka një park të tillë. Në këtë aspekt duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime”, u shpreh ai.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së mbrojti edhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke argumentuar se kundërshtimet nuk lidhen me mjedisin.

“Kjo luftë për aeroportin e Vlorës nuk ka të bëjë fare me çështjet mjedisore. Ka të bëjë me konkurrencën. Shqipërisë i nevojitet një aeroport në jug”, tha Balla.

Ai ftoi eurodeputetët të zhvillojnë një mision faktmbledhës në Shqipëri për të parë situatën nga afër dhe jo, sipas tij, për të bërë politikë apo për të fituar vëmendje në rrjetet sociale.

Më tej, Balla renditi masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, duke kujtuar moratoriumin e gjuetisë, krijimin e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura dhe zgjerimin e sipërfaqeve të mbrojtura.

Sipas tij, sot 21.7% e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur, vendi ka 12 parqe kombëtare dhe 11 peizazhe të mbrojtura, ndërsa për projektin që ka ngjallur debat nuk është dhënë ende leje ndërtimi dhe çdo vendimmarrje do të kalojë përmes vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe konsultimit publik.

Në përfundim, Balla theksoi se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin paralelisht dhe u bëri thirrje eurodeputetëve të bazohen te faktet.

“Lufta më e madhe për demokracinë është lufta kundër dezinformimit dhe këtë betejë duhet ta zhvillojmë së bashku”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…