Hammond: Forca e Amerikës buron nga sipërmarrja dhe krijimi i mundësive

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Kathryn Hammond, vlerësoi rolin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri si një urë lidhëse mes bizneseve dhe një nxitëse të investimeve, gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e Festës së Pavarësisë së SHBA-së.


E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Kathryn Hammond, vlerësoi rolin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri si një urë lidhëse mes bizneseve dhe një nxitëse të investimeve, gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e Festës së Pavarësisë së SHBA-së.

Duke marrë fjalën në pritjen e organizuar në Tiranë, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Hammond theksoi se forca e Shteteve të Bashkuara është ndërtuar mbi sipërmarrjen, inovacionin dhe guximin për të ndërmarrë iniciativa të reja.

“Forca e Amerikës ka ardhur gjithmonë nga njerëzit e gatshëm të ndërmarrin rreziqe, të ndjekin ide të reja, të ndërtojnë biznese dhe të krijojnë mundësi. Ky shpirt mbetet një nga pasuritë tona më të mëdha sot. Dhe pikërisht prandaj organizata si Dhoma Amerikane e Tregtisë kanë kaq shumë rëndësi. Dhoma Amerikane në Shqipëri mishëron këtë shpirt, duke ndërtuar ura midis bizneseve, duke mbështetur investimet dhe duke krijuar mundësi në të dyja anët e Atlantikut. Ambasada e SHBA-së është krenare që qëndron krah jush”, tha Hammond.

Ajo u shpreh se festimi i Ditës së Pavarësisë jashtë Shteteve të Bashkuara është një moment reflektimi mbi vlerat që kanë shoqëruar historinë amerikane.

“Ky vit ka një kuptim të veçantë. Po i afrohemi 250 viteve të pavarësisë amerikane, një moment për të reflektuar jo vetëm mbi rrugën e përshkuar, por edhe mbi atë që na çon përpara”, u shpreh Hammond.

Sipas saj, për 250 vjet historia amerikane është mbështetur mbi bindjen se liria dhe mundësitë krijojnë kushte për zhvillim dhe sukses.

Në përfundim të fjalës, Hammond falënderoi komunitetin e biznesit për bashkëpunimin, vlerësoi kontributin e Andreas Broggi, pjesë e ekipit ekonomik të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, dhe theksoi se mbrëmja ishte një festë jo vetëm e 250-vjetorit të afërt të pavarësisë amerikane, por edhe e partneriteteve, miqësive dhe suksesit të përbashkët mes dy vendeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…