Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit, Enea Mekolli medaljen e mirënjohjes, djali përfiton statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i dorëzoi familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e mirënjohjes të akorduar pas vdekjes për aktin e tij sublim në krye të detyrës


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i dorëzoi familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e mirënjohjes të akorduar pas vdekjes për aktin e tij sublim në krye të detyrës, gjatë një vizite të zhvilluar me rastin e ditëlindjes së parë të djalit të efektivit të ndjerë.

Gjatë vizitës, Hita i dorëzoi familjes edhe dokumentacionin që njeh djalin e Dëshmorit me statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” si dhe një çek simbolik me vlerën 7 milionë lekë të rinj, shumë e transferuar në llogarinë bankare të familjes si kontribut solidariteti nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Hita u shpreh se asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë humbjen e Enea Mekollit, por siguroi familjen se Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe institucionet shtetërore do të jenë pranë saj në çdo moment.

Sipas tij, djali i Dëshmorit, i cili mbushi një vjeç, do të përfitojë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për fëmijët në përkujdesje të Republikës, përfshirë pagën e plotë të babait deri në përfundimin e arsimit të lartë, arsim dhe shërbim shëndetësor falas, si dhe përfitime të tjera ligjore.

Hita theksoi gjithashtu se fondi prej 7 milionë lekësh është mbledhur nga punonjësit e Policisë së Shtetit si shenjë respekti, mirënjohjeje dhe solidariteti për sakrificën e Inspektorit Mekolli dhe mbështetje për familjen e tij.

Nga ana e tyre, familjarët e Dëshmorit falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të gjithë punonjësit e policisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin e treguar që prej ditës kur Enea Mekolli humbi jetën në krye të detyrës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hita: 71 policë të lënduar, pas personave me maska nuk janë studentë por individë të rekrutuar nga brenda dhe jashtë vendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë për mediet tha sot se 71 punonjës të…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hita: 71 policë të lënduar, pas personave me maska nuk janë studentë por individë të rekrutuar nga brenda dhe jashtë vendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë për mediet tha sot se 71 punonjës të…