Salla: Investim për ujitjen e 900 ha tokë bujqësore në bashkinë Vau i Dejës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe kryetarin e bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, inspektuan në këtë bashki ecurinë e punimeve për rehabilitimin e kanalit ujitës Shelqet–Pistull


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe kryetarin e bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, inspektuan në këtë bashki ecurinë e punimeve për rehabilitimin e kanalit ujitës Shelqet–Pistull, një investim që synon të përmirësojë infrastrukturën e ujitjes dhe të rrisë mbështetjen për fermerët e zonës.

Gjatë inspektimit, ministri Salla u shpreh se projekti është pjesë e investimeve për modernizimin e rrjetit ujitës, me qëllim garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë për tokat bujqësore dhe rritjen e eficiencës së sistemeve të ujitjes.

“Punimet përfshijnë rehabilitimin e rreth 5 kilometrave të kanalit, përmes veshjes me beton dhe rikonstruksionit të veprave të artit. Ky investim do të sigurojë furnizimin me ujë të kanaleve sekondare dhe ujitjen e rreth 900 hektarëve tokë bujqësore në fshatrat Shelqet dhe Pistull, në Bashkinë Vau i Dejës”, tha Salla.

Sipas ministrit, përmirësimi i infrastrukturës ujitëse është një element kyç për zhvillimin e bujqësisë, pasi krijon kushte më të mira për rritjen e prodhimit, ul humbjet e ujit dhe rrit qëndrueshmërinë e aktivitetit bujqësor.

Salla theksoi se investimet në kanalet ujitëse dhe kulluese do të vijojnë edhe në zona të tjera të vendit, si pjesë e angazhimit për të modernizuar infrastrukturën bujqësore dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Rehabilitimi i kanalit Shelqet–Pistull pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit me ujë për fermerët e zonës, duke krijuar kushte më të favorshme për kultivimin e tokave bujqësore dhe rritjen e rendimentit të prodhimit.

Burimi ATSH

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…