Stabilimenti me 350 mijë krerë në Xhafzotaj, model i modernizimit agro-ushqimor

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një vizitë në stabilimentin e prodhimit të vezëve të kompanisë AIBA në Xhafzotaj, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Armend Muja.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një vizitë në stabilimentin e prodhimit të vezëve të kompanisë AIBA në Xhafzotaj, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Armend Muja.

Stabilimenti përbëhet nga pesë kapanone dhe ka një kapacitet prej rreth 350 000 krerësh, duke u renditur ndër njësitë më moderne të prodhimit të vezëve në Shqipëri.

Gjatë vizitës, ministri Muja u njoh nga afër me standardet europiane të prodhimit, teknologjinë e aplikuar, sistemin e gjurmueshmërisë dhe masat e sigurisë ushqimore që zbaton kompania, të cilat garantojnë kontroll të plotë në të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Salla tha se “AIBA është aktualisht stabilimenti i vetëm në vend që eksporton vezë të lëngshme drejt Bashkimit Evropian, duke përmbushur standardet strikte të tregut europian dhe kërkesat ndërkombëtare të sigurisë ushqimore”.

Ky investim vlerësohet si një shembull i modernizimit të sektorit agro-ushqimor dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese në vend, duke dëshmuar se përmbushja e standardeve të BE-së rrit konkurrueshmërinë dhe potencialin eksportues të produkteve “Made in Albania”.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e vijimit të mbështetjes për investimet në bujqësi dhe agropërpunim, si një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e eksporteve.

Burimi ATSH

Liqeni i Degës në Belsh, ndër peizazhet magjepsëse të zonës së Dumresë

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore të zonës së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Liqeni i Degës në Belsh, ndër peizazhet magjepsëse të zonës së Dumresë

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore të zonës së…