Lamallari: Policia me kapacitete të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me drejtues të Policisë së Shtetit zhvilluan sot në Durrës një prezantim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2026.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me drejtues të Policisë së Shtetit zhvilluan sot në Durrës një prezantim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2026.

Lamallari bëri të ditur se Policia e Shtetit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare do të jenë të angazhuara me kapacitete të shtuara, teknologji moderne dhe gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve gjatë gjithë sezonit veror.

“Ka vite që Shqipëria po përjeton një moment të jashtëzakonshëm zhvillimi në turizëm. Turizmi është një nga sektorët më jetikë të ekonomisë sonë, por ky sukses sjell edhe më shumë përgjegjësi. Kur një turist zgjedh Shqipërinë, ai zgjedh një vend të sigurt”, u shpreh ministri.

Sipas tij, përveç ndikimit pozitiv në ekonomi, turistët kontribuojnë edhe në përmirësimin e imazhit të vendit, duke u kthyer në ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në vendet ku jetojnë.

“Ne duhet t’ua kthejmë këtë besim me më shumë siguri dhe me cilësinë më të mirë të shërbimeve që ofron vendi ynë”, theksoi Lamallari.

Ministri nënvizoi se Policia e Shtetit ka hyrë në sezonin veror me një plan të posaçëm masash për përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve.

“Jemi gati me të gjitha kapacitetet tona. Kemi marrë masat e nevojshme për të garantuar një sezon të sigurt, të qetë dhe të suksesshëm”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te Njësia Policore Detare, Lamallari tha se kjo strukturë ka një rol kyç në garantimin e sigurisë në plazhe dhe në parandalimin e incidenteve me mjetet lundruese.

Sipas tij, njësia, e krijuar për herë të parë në vitin 2023, është shndërruar në një nga garancitë kryesore të sigurisë në hapësirën detare të vendit.

Vetëm gjatë vitit 2025, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare u kanë ardhur në ndihmë 231 qytetarëve dhe 80 mjeteve lundruese në vështirësi në det. Gjithashtu janë kontrolluar mbi 5 600 mjete lundruese, ndërsa janë ndëshkuar të gjitha shkeljet që rrezikonin sigurinë e pushuesve.

Për sezonin turistik 2026, ministri bëri të ditur se Njësia Policore Detare do të jetë e pranishme përgjatë gjithë vijës bregdetare me 35 motorë uji, personel të trajnuar, patrullime intensive dhe monitorim nga ajri me dronë.

Po ashtu, përmes përdorimit të teknologjisë dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me sistemin TIMS, Policia Kufitare do të lehtësojë procedurat për jahtet, velierat dhe mjetet e tjera lundruese që vizitojnë Shqipërinë, duke ofruar një shërbim më të shpejtë dhe më efikas.

Burimi ATSH

Delegacioni i BE: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private në protestë

Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Delegacioni i BE: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private në protestë

Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të…