Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Armend Muja zhvilluan një inspektim në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë, ku u vlerësua ecuria e bashkëpunimit dypalësh në garantimin e sigurisë ushqimore dhe lehtësimin e procedurave të tregtisë ndërkufitare.

Gjatë vizitës, ministri Salla theksoi se Shqipëria dhe Kosova po thellojnë koordinimin institucional për ngritjen e një sistemi kontrolli kufitar më efikas, përmes harmonizimit të procedurave dhe standardeve, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Sipas Sallës, ky bashkëpunim synon jo vetëm garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, por edhe përshpejtimin e lëvizjes së mallrave, uljen e barrierave administrative dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e tregtisë dhe shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.

Inspektimi në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë vjen si një hap konkret në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse të Shqipërisë dhe Kosovës, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për zbatimin e standardeve evropiane dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare.

Burimi ATSH

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Begaj uron besimtarët e krishterë

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët e krishterë në të gjithë vendin për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Begaj uron besimtarët e krishterë

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët e krishterë në të gjithë vendin për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari