Raporti i UEFA-s dhe Nielsen: Mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

Kombëtarja shqiptare vazhdon të forcojë lidhjen me tifozët kuqezi, duke u kthyer në simbolin kryesor të identifikimit sportiv për shqiptarët. Këtë e konfirmojnë edhe gjetjet e raportit “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen.


Kombëtarja shqiptare vazhdon të forcojë lidhjen me tifozët kuqezi, duke u kthyer në simbolin kryesor të identifikimit sportiv për shqiptarët. Këtë e konfirmojnë edhe gjetjet e raportit “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen.

FSHF informon se sipas studimit, mbështetja për Kombëtaren shqiptare ka njohur një rritje të jashtëzakonshme gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2016, 61% e tifozëve deklaronin se mbështesnin ekipin kombëtar, ndërsa në vitin 2026 kjo shifër ka arritur në 91%, duke e pozicionuar Shqipërinë dukshëm mbi mesataren europiane prej 70%.

Raporti evidenton se Kombëtarja është kthyer në prioritetin kryesor për tifozët shqiptarë. Mes atyre që ndjekin njëkohësisht futbollin e klubeve dhe ekipet kombëtare, 70% e konsiderojnë Kombëtaren si më të rëndësishme, ndërsa vetëm 15% vendosin në plan të parë futbollin e klubeve.

Këto të dhëna dëshmojnë forcimin e lidhjes së tifozëve me fanellën kuqezi dhe rritjen e identifikimit me ekipet kombëtare shqiptare, të cilat gjatë viteve të fundit kanë sjellë emocione të shumta dhe rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Raporti tregon gjithashtu se tifozët shqiptarë vijojnë të ndjekin gjerësisht futbollin ndërkombëtar në nivel klubesh. Sipas studimit, 35% e tifozëve mbështesin një klub jashtë Shqipërisë, ndërsa 28% deklarojnë se mbështesin një klub vendas. Këto të dhëna pasqyrojnë interesin e lartë të publikut shqiptar për futbollin europian, krahas lidhjes së fortë me ekipet kombëtare.

Studimi evidenton gjithashtu se tifozët shqiptarë vazhdojnë të ndjekin edhe kombëtare të tjera europiane. Italia mbetet skuadra e huaj më e ndjekur me 29%, e ndjekur nga Gjermania me 26%. Megjithatë, mbështetja për Kombëtaren shqiptare mbetet dominuese dhe në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Gjetjet e raportit konfirmojnë se Kombëtarja shqiptare vazhdon të jetë pika më e fortë e bashkimit të tifozëve dhe një nga faktorët kryesorë që nxit interesin dhe pasionin për futbollin në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…