84 fermerë bëhen pjesë e SHBB në Shijak, iniciativë e bashkisë dhe qeverisë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, u takuan me fermerë të zonës.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, u takuan me fermerë të zonës. Në fokus të diskutimeve ishte mbështetja konkrete për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural, si dhe nxitja e formave të reja të bashkëpunimit mes fermerëve.

Në bashkëpunim me qeverinë, bashkia Shijak ka nisur hapa konkretë për krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), një model që synon të forcojë fermerët dhe të rrisë kapacitetet prodhuese dhe tregtare.

Kjo nismë mbështetet në dy prioritete kryesore të pushtetit vendor. Së pari, zbatimi i Paketës së Maleve, me mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, si një instrument konkret për zhvillimin rural. Kjo paketë ofron lehtësi për investitorët dhe fermerët, përfshirë përdorimin e tokës dhe përjashtime nga disa taksa deri në 10 vite, duke nxitur investimet në agroturizëm, bujqësi dhe ekonomi lokale. Së dyti, po promovohet bashkëpunimi bujqësor përmes krijimit të SHBB-ve.

Aktualisht, në bashkinë e Shijakut janë përfshirë 84 fermerë nga zona të ndryshme, të organizuar sipas profileve kryesore si kultivimi i ullirit dhe prodhimi i vajit, blegtoria dhe përpunimi i produkteve blegtorale, si dhe prodhimi i perimeve, drithërave dhe vreshtarisë.

Interesi më i lartë vihet re nga prodhuesit e vajit të ullirit në zonat Gjepalaj, Xhafzotaj dhe Maminas, të cilët po shohin mundësinë e krijimit të një SHBB-je të dedikuar për prodhim, përpunim dhe tregtim.

Përmes këtyre strukturave, fermerët përfitojnë ulje të kostove përmes blerjeve kolektive, rritje të cilësisë dhe certifikimit të produkteve, akses më të gjerë në tregje si dhe mundësi financimi nga programet kombëtare.

Bashkia Shijak thekson se do të vijojë të jetë pranë fermerëve me një rol aktiv koordinues dhe mbështetës, me synim zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë në zonë.

Burimi ATSH

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente për rritjen e sigurisë, zotim i mbajtur

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur ditur se 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, në kuadër…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente për rritjen e sigurisë, zotim i mbajtur

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur ditur se 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, në kuadër…