
Godina e Kryeministrisë ndriçohet blu, solidaritet me çdo fëmijë në nevojë
Godina e Kryeministrisë ëshë ndriçuar mbrëmjen e sotme në ngjyrë blu, në kuadër të fushatës europiane BlueForHope.

Godina e Kryeministrisë ëshë ndriçuar mbrëmjen e sotme në ngjyrë blu, në kuadër të fushatës europiane BlueForHope, duke iu bashkuar mesazhit të solidaritetit, ndërgjegjësimit dhe shpresës për çdo fëmijë që ka nevojë për mbrojtje, kujdes, dashuri dhe siguri.
Kjo nuancë nuk vjen vetëm si një simbol, por si një kujtesë e fortë për përgjegjësinë e përbashkët ndaj fëmijëve. Ajo përfaqëson angazhimin për të ndërtuar një shoqëri ku çdo fëmijë ndihet i mbrojtur, i dëgjuar, i respektuar dhe i mbështetur në çdo hap të rrugëtimit të tij.
Përmes kësaj nisme europiane, nga Tirana përcillet një mesazh i qartë se mbrojtja dhe mirëqenia e fëmijëve janë përgjegjësi e të gjithëve. Sepse çdo fëmijë meriton një fëmijëri të mbrojtur, një zë që dëgjohet dhe një të ardhme plot shpresë.
Burimi ATSH



















