OSBE-ja forcon bashkëpunimin rajonal në luftën kundër trafikimit të narkotikëve

Veprimtaria organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e Departamentit të Kërcënimeve Transnacionale të OSBE-së dhe të Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit Amerikan të Drejtësisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.


“Drogat sintetike dhe devijimi i jashtëligjshëm i kanabisit mjekësor në Evropën Juglindore” është tema e seminarit rajonal dyditor, që nisi sot në Tushemisht (Pogradec).

Veprimtaria organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e Departamentit të Kërcënimeve Transnacionale të OSBE-së dhe të Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit Amerikan të Drejtësisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Seminari bashkon zyrtarë të lartë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit, si edhe përfaqësues të shërbimeve policore dhe të prokurorive nga e gjithë Evropa Juglindore, shtete anëtare të BE-së, agjenci të BE-së dhe të OKB-së dhe Administratën për Luftën kundër Drogës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DEA), për të trajtuar dy kërcënime të shtuara për sigurinë në rajon: përhapjen e drogave sintetike dhe devijimin e kanabisit të kultivuar ligjërisht drejt tregjeve të paligjshme.

Duke u mbështetur në seminaret e mëparshme rajonale të mbajtura në Durrës, në vitet 2024 dhe 2025, seminari synon të forcojë reagimet rajonale ndaj formave të reja të trafikimit të drogës.

Diskutimet fokusohen në prirjet aktuale lidhur me drogat sintetike, përfshirë fentanilin dhe nitazenet, që vazhdojnë të paraqesin një kërcënim në rritje në nivel global.

Pjesëmarrësit po shkëmbejnë informacion operacional, praktikat më të mira dhe njohuri analitike mbi sfidat që lidhen me monitorimin dhe kontrollin e kultivimit të ligjshëm të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, si edhe mbi zbutjen e rreziqeve të devijimit të tij në tregjet kriminale.

Zhvillimet e fundit ligjore në disa vende të Evropës Juglindore, që lejojnë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial, kanë krijuar sfida të reja për autoritetet rregullatore dhe ligjzbatuese. Në këtë kontekst, seminari ofron një platformë për identifikimin e boshllëqeve në kuadrin ligjor dhe rregullator kombëtar dhe për diskutimin e masave praktike për adresimin e tyre.

Përmes kësaj veprimtarie, pjesëmarrësit kontribuojnë në forcimin e rrjeteve të bashkëpunimit rajonal, rritjen e ndërgjegjësimit mbi prirjet e trafikimit, mënyrat e veprimit të krimit dhe rrugët e trafikimit, si dhe në përmirësimin e shkëmbimit të informacionit dhe të bashkërendimit institucional në të gjithë hapësirën e OSBE-së.

OSBE-ja njofton se do të vijojë të mbështesë institucionet kombëtare dhe partnerët rajonalë në forcimin e kapaciteteve për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e paligjshëm të drogës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi në lidhje me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi në lidhje me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme në…