Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi sot, gjatë një takimi në Sarandë, se ngjarjet e fundit në qytetin bregdetar, ku u ndaluan mes të tjerëve dhe 4-ër punonjës policie pasi dyshohet se lejuan një ndërtim pa leje, kanë treguar pasojat e papërgjegjshmërisë së atyre që kanë detyrimin për të zbatuar ligjin.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi sot, gjatë një takimi në Sarandë, se ngjarjet e fundit në qytetin bregdetar, ku u ndaluan mes të tjerëve dhe 4-ër punonjës policie pasi dyshohet se lejuan një ndërtim pa leje, kanë treguar pasojat e papërgjegjshmërisë së atyre që kanë detyrimin për të zbatuar ligjin.

Ministri Lamallari zhvilloi këtë të martë një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe institucioneve vendore për forcimin e kontrollit të territorit dhe garantimin e sigurisë publike në zonat bregdetare.

“Saranda dhe i gjithë bregdeti shqiptar janë pasuri kombëtare. Kushdo që mendon se interesat vetjake mund të kufizohen në një problem lokal, gabon rëndë”, u shpreh Lamallari.

Sipas tij, reagimi i shpejtë i Policisë së Shtetit dhe strukturave mbikëqyrëse ishte një sinjal i qartë se institucionet nuk do të presin deri sa paligjshmëria të marrë përmasa të pakontrollueshme.

“Reagimi i menjëhershëm i Policisë së Shtetit dhe i strukturave të mbikëqyrjes është mesazhi i parë për të treguar se këto gjëra nuk mund të trajtohen si lojë. Nuk mund të presim të ndërtohet beton 7 kate apo ndërtime në mes të detit dhe më pas të reagojmë”, tha ministri.

Lamallari theksoi se përgjegjësia nuk kufizohet vetëm tek efektivët e policisë, por përfshin çdo punonjës publik që ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe të garantojë konkurrencën e ndershme, sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

Ai kërkoi një hetim të thelluar përtej përgjegjësive direkte të punonjësve që kanë neglizhuar detyrën ose janë bërë palë me paligjshmërinë.

“Këtu përfshihen edhe struktura të tjera si Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Policia, Bashkia dhe çdo institucion tjetër përgjegjës”, deklaroi Lamallari, duke shtuar se standardi i zbatimit të ligjit duhet të vlejë për çdo cep të bregdetit shqiptar.

Ministri nënvizoi se çdo funksionar që ka detyrë të zbatojë ligjin ka vetëm dy rrugë: “ose ta bëjë detyrën me nder, ose të përballet vetë me drejtësinë dhe përgjegjësinë e funksionit që mban”.

Duke u ndalur te siguria gjatë sezonit turistik, Lamallari tha se përveç ndërtimeve pa leje, një prioritet mbetet edhe perceptimi i sigurisë nga qytetarët dhe turistët.

“Teksa flukset turistike vijojnë të rriten, do të ishte e papranueshme që qytetarët dhe vizitorët të përballeshin me ngjarje kriminale, armëmbajtje pa leje, presione apo forma të tjera të paligjshmërisë”, u shpreh ai.

Burimi ATSH

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon retorikën shoviniste të zyrtarëve serbë dhe kërkon reagim diplomatik

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me vendosmëri deklaratat e fundit të një ministreje të Qeverisë së Serbisë, të cilat rikthejnë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon retorikën shoviniste të zyrtarëve serbë dhe kërkon reagim diplomatik

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me vendosmëri deklaratat e fundit të një ministreje të Qeverisë së Serbisë, të cilat rikthejnë…