
Salla: Forcojmë kapacitetet laboratorike për sigurinë fitosanitare
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se, me mbështetjen e UNIDO, Qeverisë së Zvicrës dhe ekspertëve ndërkombëtarë, specialistët shqiptarë po trajnohen në validimin e metodave diagnostikuese për mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) po vijon punën për forcimin e kapaciteteve laboratorike në diagnostikimin e dëmtuesve të bimëve, në funksion të rritjes së sigurisë fitosanitare dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se, me mbështetjen e UNIDO, Qeverisë së Zvicrës dhe ekspertëve ndërkombëtarë, specialistët shqiptarë po trajnohen në validimin e metodave diagnostikuese për mbrojtjen e prodhimit bujqësor.
Sipas ministrit Salla, këto procese synojnë mbrojtjen e prodhimit bujqësor, rritjen e sigurisë së kulturave bujqësore dhe forcimin e sigurisë ushqimore në vend.
Përmes rritjes së kapaciteteve teknike dhe laboratorike, synohet gjithashtu rritja e besueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare të sigurisë fitosanitare.
Burimi ATSH



















