Nufi mikpret delegacionin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, në fokus partneriteti për siguri dhe mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot drejtorin për Paqen, Partneritetet dhe Menaxhimin e Krizave në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Cosmin Dobran.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot drejtorin për Paqen, Partneritetet dhe Menaxhimin e Krizave në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Cosmin Dobran.

Gjatë takimit, u vlerësua Partneriteti për Siguri dhe Mbrojtje, si një platformë praktike për bashkëpunim të strukturuar, ku Shqipëria është plotësisht e angazhuar për vazhdimin e këtij dialogu dhe arritjen e rezultateve konkrete.

Ministri Nufi theksoi se “Shqipëria mbetet një partner i besueshëm për sigurinë evropiane, duke riafirmuar angazhimin për të thelluar dhe forcuar më tej partneritetin strategjik mes BE-së dhe NATO-s, teksa u shpreh se vendi ynë linjëzohet 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”.

Palët u ndalën edhe te angazhimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, duke theksuar pjesëmarrjen aktive në operacionet e menaxhimit të krizave të BE-së dhe synimin për ta rritur më tej këtë kontribut.

Në këtë kuadër, Shqipëria kontribuon me një kompani këmbësorie të lehtë prej 125 personeli në grupbatalionin e BE-së (EUBG-27), pjesë e kapaciteteve të dislokimit të shpejtë të Bashkimit Evropian, nën drejtimin e Italisë. Njëkohësisht, Forcat e Armatosura kanë shtuar praninë në misionin e BE-së EUFOR ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë, përmes dislokimit të një toge.

Sakaq, në kuadër të menaxhimit për parandalimin e flukseve migratore të paligjshme në detin Egje, megjithëse misioni operon nën komandën e NATO-s, anijet e Rojës Bregdetare Shqiptare ndihmojnë edhe Bashkimin Evropian në trajtimin e migracionit të parregullt dhe të jashtëligjshëm, si dhe forcimin e sigurisë detare, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë

Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë

Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air…