Fitoi dy medalje bronzi, Gonxhja: Carja, emër premtues i peshëngritjes botërore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja reagoi pas fitores së Carjas, duke e konsideruar atë si një nga emrat më premtues të peshëngritjes botërore.


Enkileda Carja i ka dhuruar Shqipërisë edhe dy medalje në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Ismailia (Egjipt), duke konfirmuar edhe një herë potencialin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Carja garoi në kategorinë 69 kg, ku arriti të sigurojë dy medalje, duke u ngjitur dy herë në podium dhe duke treguar nivel të lartë në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja reagoi pas fitores së Carjas, duke e konsideruar atë si një nga emrat më premtues të peshëngritjes botërore.

“Vetëm 18 vjeçe, Enkileda Carja vazhdon të ngrejë lart flamurin shqiptar në arenën botërore”, tha Gonxhja.

Gonxhja shtoi se “në Kampionatin Botëror për të rinj që u zhvillua në Ismailia, Egjipt, sportistja shqiptare zhvilloi një paraqitje brilante në kategorinë 69 kg, duke fituar dy medalje të çmuara për Shqipërinë. 104 kg në shkëputje, medalje bronzi në shtytje me 125 kg dhe medalje bronzi në dygarësh”, tha ai.

Ministri Gonxhja e konsideroi këtë një një sukses të madh për sportisten e re shqiptare, e cila me talentin, forcën dhe përkushtimin e saj po dëshmon se është një nga emrat më premtues të peshëngritjes botërore.

Medaljet e fituara iu dorëzuan nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, në një moment krenarie për gjithë delegacionin shqiptar.

Duke përfunduar garën në kategorinë 69 kg, Enkileda Carja e mbyll këtë sfidë me një paraqitje dinjitoze dhe me dy medalje bronzi të merituara, duke shkruar një tjetër kapitull suksesi për peshëngritjen shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Evropa në qendër të takimeve në Reims

"Të bëjmë më të njohur Shqipërinë në Francë, të shpjegojmë rrugëtimin e saj evropian dhe të dialogojmë me opinionin publik…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Evropa në qendër të takimeve në Reims

"Të bëjmë më të njohur Shqipërinë në Francë, të shpjegojmë rrugëtimin e saj evropian dhe të dialogojmë me opinionin publik…