Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos artisti Alis ndërsa përgatitet për garën e madhe.


Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos artisti Alis ndërsa përgatitet për garën e madhe.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale momente nga takimi me artistin Alis, teksa vlerësoi dimensionin e lartë emocional dhe artistik të projektit përfaqësues.

“Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e mbështet këtë rrugëtim përmes @cultur.alb jo vetëm si një përfaqësim artistik, por si një zë që mbart ndjenjën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në një skenë ndërkombëtare”, u shpreh Gonxhja.

Kënga “Nan” vjen si një rrëfim emocional, që ndërthur thjeshtësinë me thellësinë artistike, duke synuar të prekë publikun evropian dhe të përcjellë ndjenjën dhe shpirtin shqiptar përmes muzikës.

Sipas ministrit Gonxhja, mbështetja institucionale synon jo vetëm përfaqësimin dinjitoz të vendit në skenën e Eurovision-it, por edhe promovimin e kulturës shqiptare si një vlerë që tejkalon kufijtë.

Ministri Gonxhja i uroi artistit Alis suksese në këtë garë ndërkombëtare, duke shprehur bindjen se përmes këtij përfaqësimi, Shqipëria do të vijë më pranë publikut evropian me një mesazh emocional dhe autentik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Evropa në qendër të takimeve në Reims

"Të bëjmë më të njohur Shqipërinë në Francë, të shpjegojmë rrugëtimin e saj evropian dhe të dialogojmë me opinionin publik…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Evropa në qendër të takimeve në Reims

"Të bëjmë më të njohur Shqipërinë në Francë, të shpjegojmë rrugëtimin e saj evropian dhe të dialogojmë me opinionin publik…