Hapet në Lushnjë panairi ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026”, mbi 100 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni

Në ceremoninë hapëse ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili vlerësoi rëndësinë e panairit si një platformë bashkëpunimi dhe zhvillimi për sektorin bujqësor.


Në qytetin e Lushnjës është çelur edicioni i pestë i panairit ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026”, një nga aktivitetet më të rëndësishme për sektorin bujqësor në vend.

Panairi zhvillohet për tre ditë, nga 28 deri më 30 prill, në sheshin qendror të qytetit, ku marrin pjesë mbi 100 fermerë, kompani, ekspertë dhe inovatorë nga Shqipëria, rajoni dhe Europa. Ky aktivitet e kthen Lushnjën në një pikë referimi për prezantimin e zhvillimeve më të fundit në bujqësi.

Në ceremoninë hapëse ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili vlerësoi rëndësinë e panairit si një platformë bashkëpunimi dhe zhvillimi për sektorin bujqësor.

“Ky panair është kthyer në një nga aktivitetet më të rëndësishme për bujqësinë në vend. Pjesëmarrja e kompanive nga rajoni dhe Europa krijon mundësi reale për shkëmbim përvojash dhe lidhje kontratash që çojnë produktet shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare”, u shpreh Salla.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e organizimit të fermerëve përmes Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), si një model që synon rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë.

“Së bashku me bashkitë, po punojmë për të shtrirë modelin e SHBB-ve në të gjithë vendin, me synim forcimin e organizimit të fermerëve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit”, tha ministri.

Salla nënvizoi se mbështetja për bujqësinë do të vijojë përmes Skemës Kombëtare dhe paketave financiare, me synimin për ta afruar sektorin me standardet e Bashkimit Europian.

Ministri vlerësoi organizimin e panairit, duke e cilësuar si një aktivitet që i jep vlerë qytetit të Lushnjës dhe potencialit të tij bujqësor, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik në nivel vendor dhe rajonal.

Pas ceremonisë së hapjes, e cila u shoqërua me një program artistik, ministri vizitoi stendat e ekspozuesve për t’u njohur nga afër me produktet dhe teknologjitë e prezantuara.

Në panair ekspozohen teknologjitë më të reja në bujqësi, produkte vendase cilësore dhe iniciativa inovative, duke krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi dhe zhvillimi biznesi për modernizimin e sektorit.

Në ditën e parë të aktivitetit morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.

Lexo më shumë nga

Peleshi takim me deputetët iralandezë, në fokus sfidat e anëtarësimit në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës në Dublin, Irlandë, u prit në një takim nga deputeti Barry Ward dhe…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi takim me deputetët iralandezë, në fokus sfidat e anëtarësimit në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës në Dublin, Irlandë, u prit në një takim nga deputeti Barry Ward dhe…