Gjermania mbështet reformat vendimtare për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ambasada gjermane në Tiranë konfirmoi sot se “Gjermania mbështet reformat që janë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të rajonit”.


Ambasada gjermane në Tiranë konfirmoi sot se “Gjermania mbështet reformat që janë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të rajonit”.

Në përfundim të Ministerialit të Energjisë që u organizua në Mal të Zi, në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasada e Gjermanisë në Tiranë vlerëson se “Ballkani Perëndimor po jep rezultate duke kaluar nga planet, në zbatim”.

“Për tri ditë me radhë, fokusi i ministerialit ishte se si të avancojë konkretisht tranzicioni energjetik në rajon. Më shumë siguri energjetike; investime më të shpejta; zgjerimi i energjive të rinovueshme; bashkëpunim rajonal më i fortë”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.

Sipas ambasadës së Gjermanisë, bëhet falë për projekte konkrete në vend të strategjive të përgjithshme.

“Mesazhi është i qartë: Ballkani Perëndimor nuk është më një rajon që pret, por një rajon mundësish, përparimi dhe rezultatesh të prekshme. Gjermania e shoqëron këtë rrugë si iniciatore e Procesit të Berlinit që nga viti 2014 dhe mbështet reformat që janë vendimtare për anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të rajonit. Së bashku më të fortë. Së bashku drejt së ardhmes. Së bashku drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.