Salla në fabrikën e përpunimit të frutave në Dibër, nxit zhvillimin rural dhe tregun lokal

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi fabrikën e përpunimit të frutave të thata dhe prodhimit të rakisë “Kaza Frut” në Dibër, një ndër iniciativat kryesore në zonë për rritjen e vlerës së prodhimeve vendase.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi fabrikën e përpunimit të frutave të thata dhe prodhimit të rakisë “Kaza Frut” në Dibër, një ndër iniciativat kryesore në zonë për rritjen e vlerës së prodhimeve vendase.

Fabrika, e cila prej disa vitesh tregton kumbulla të thata dhe ka hapur linjën e prodhimit të rakisë, shfrytëzon klimën dhe strukturën e tokës së favorshme të Dibrës për të kultivuar kumbulla me cilësi të lartë.

Pronari, Ramazan Kaza, kultivon kumbulla në rreth 2,5 hektarë dhe ka lidhur prodhimin me përpunimin në të njëjtin zinxhir. Përmes produkteve si kumbulla të thata në paketime të ndryshme dhe raki kumbulle e rrushi, kjo linjë përpunimi ka rritur vlerën e prodhimeve të veta dhe shërben gjithashtu si pikë grumbullimi dhe treg për fermerët e tjerë të Dibrës.

Produktet e “Kaza Frut” shkojnë në tregun vendas, duke forcuar ekonominë lokale dhe zinxhirin agroushqimor. Ministri Salla theksoi rëndësinë e mbështetjes së iniciativave të tilla për zhvillimin rural dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme për fermerët.

“Zhvillimi i agropërpunimit nuk është thjesht një mundësi për të rritur të ardhurat, por edhe një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e prodhimeve vendase dhe për të krijuar vende pune në zonat rurale”, deklaroi ministri.

Drejtuesi i sipërmarrjes, Ramazan Kaza, shprehu gatishmërinë për të zgjeruar linjat e përpunimit dhe për të bashkëpunuar ngushtë me fermerët e zonës, duke krijuar një model të qëndrueshëm bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik lokal.

Rama pret në takim ambasadoren e re të BE-së, Sofia Moreira de Sousa

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret në takim ambasadoren e re të BE-së, Sofia Moreira de Sousa

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e…