QSUT, hapet dhoma “No Pain” për fëmijët me sëmundje të rënda

Ky investim është bërë i mundur falë donacionit të Fondacionit Heydar Aliyev dhe Leyla Aliyeva, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri.


Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hedhur një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor për fëmijët që përballen me sëmundje të rënda.

Në shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike është vënë në funksion dhoma “No Pain”, e cila synon të reduktojë ndjeshëm dhimbjen e fëmijëve gjatë procedurave mjekësore.

Drejtoresha e Përgjithshme e QSUNT-së, Anxhela Paparizo u shpreh se ky investim është bërë i mundur falë donacionit të Znj. Leyla Aliyeva, zëvëndëspresidente e Fondacionit Heydar Aliyev, si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri. Pajisja me teknologjinë më të fundit krijon kushte bashkëkohore për trajtimin e pacientëve të vegjël, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit.

Dhoma “No Pain” është projektuar për të ofruar një ambient të përshtatshëm dhe miqësor për fëmijët, ku procedurat e nevojshme mjekësore mund të kryhen në mënyrë më të qetë dhe pa trauma. Përmes përdorimit të teknikave dhe pajisjeve moderne, ekipi mjekësor synon të minimizojë dhimbjen dhe ankthin që shpesh shoqërojnë trajtimet e tilla.

Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në humanizimin e shërbimit shëndetësor pediatrik në vend, duke vendosur në qendër mirëqenien e fëmijëve.

Kjo hapësirë moderne i mundëson ekipit mjekësor të realizojë procedurat e nevojshme në kushte komode dhe sipas standardeve bashkëkohore, duke garantuar më pak dhimbje, më pak stres dhe më pak trauma për pacientët tanë të vegjël.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale lidhen me paraburgimin, jo me hetimet e SPAK-ut

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se ndryshimet e pritshme në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht ato që lidhen me…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale lidhen me paraburgimin, jo me hetimet e SPAK-ut

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se ndryshimet e pritshme në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht ato që lidhen me…