Karakaçi: Porti i Porto Romanos me kapacitet deri në 1 milion kontejnerë, projekt gjeostrategjik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në Kuvend se projekti për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos përbën një investim strategjik dhe transformues për zhvillimin e vendit.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në Kuvend se projekti për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos përbën një investim strategjik dhe transformues për zhvillimin e vendit.

Gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti i opozitës Erald Kapri, lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore, Karakaçi theksoi se porti i ri synon të rrisë kapacitetet logjistike dhe gjeostrategjike të Shqipërisë.

“Pavarësisht se si duan ta interpretojnë zbatimin e këtij projekti, ky është një investim nga më transformuesit për zhvillimin e vendit dhe për portin e ri të Durrësit”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se porti aktual i Durrësit, për shkak të funksioneve të shumta ndër vite, ka kufizuar potencialin e zhvillimit të vetë qytetit dhe të infrastrukturës portuale.

“Porti i ri tregtar i integruar në Porto Romano është një projekt që pasqyron ambicien e qeverisë shqiptare për ta sjellë vendin në një nivel më të lartë të zhvillimit logjistik dhe gjeostrategjik. Porti i Durrësit ka mbajtur ndër vite funksione të shumta tregtare, industriale dhe urbane, duke kufizuar potencialin e zhvillimit të qytetit dhe vetë portit”, deklaroi Karakaçi.

Sipas tij, projekti është hartuar mbi një masterplan me ekspertizë ndërkombëtare dhe parashikon ndërtimin e një porti të klasit botëror, me standarde të larta teknologjike dhe mjedisore, të aftë të përballojë nevojat ekonomike të dekadave të ardhshme.

Karakaçi, deklaroi se projekti i portit tregtar të Porto Romanos është projektuar nga kompani ndër më të mëdhatë në botë të fushës së porteve, përfshirë edhe kompani holandeze, dhe synon ta shndërrojë Shqipërinë në një qendër logjistike rajonale.

Sipas ministrit, porti i ri nuk do të shërbejë vetëm për hyrje dhe dalje mallrash, por do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe më gjerë, përmes lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, përfshirë Korridorin VIII, pjesë e rrjetit europian të transportit.

Karakaçi bëri të ditur se aktualisht porti i Durrësit ka një kapacitet maksimal prej rreth 200 mijë kontejnerësh në vit, ndërsa porti i ri në Porto Romano parashikohet të ketë një kapacitet prej 600 mijë kontejnerësh në fazën e parë dhe deri në 1 milion kontejnerë në fazën e avancuar.

Ai theksoi se projekti përfshin krijimin e një ekosistemi të plotë ekonomik, me magazina, qendra shpërndarjeje dhe shërbime me vlerë të shtuar, duke synuar zhvillimin e industrisë dhe transformimin e Shqipërisë nga një vend tranzit në një nyje kyçe rajonale.

Një element tjetër i rëndësishëm, sipas ministrit, është edhe siguria, ku në kuadër të kërkesave të qeverisë shqiptare në NATO, në portin e integruar do të përfshihet edhe një bazë ushtarake e Aleancës, e integruar me forcat shqiptare, duke e kthyer Porto Romanon në një aset strategjik.

Sa i përket aspektit teknik, Karakaçi u shpreh se projekti parashikon ndërtimin e terminaleve moderne për anije post-Panamax, kapacitete që sipas tij nuk mund të realizohen në portin aktual të Durrësit për shkak të thellësisë së kufizuar deri në rreth 8 metra, ndërsa në Porto Romano thellësia arrin deri në 13 metra.

Duke iu referuar procedurave të tenderimit, ministri sqaroi se ato zhvillohen sipas ligjit të prokurimeve publike dhe nuk janë në kompetencë të ministrisë për t’u hapur apo anuluar.

Ai shtoi se në procedurën e fundit kanë marrë pjesë pesë subjekte ndërkombëtare, ndër më të njohurat në fushën e porteve, ndërsa një ofertues është tërhequr me dëshirën e tij për shkak të mospërputhjes së fondit të parashikuar me koston e projektit.

Në përfundim, Karakaçi theksoi se zhvillimi i “Marina Durrës” nuk ndikon në aktivitetin e portit ekzistues dhe se faza e dytë e projektit do të nisë vetëm pas transferimit të aktivitetit portual në Porto Romano.

Marrë nga ATSH

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…