Salla: Mbi 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë, 52 milionë euro nga skema e re

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se qeveria ka hartuar një skemë të re mbështetëse për fermerët, me një fond prej 52 milionë euro nga buxheti i shtetit, i cili është në rritje krahasuar me vitin e kaluar.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se qeveria ka hartuar një skemë të re mbështetëse për fermerët, me një fond prej 52 milionë euro nga buxheti i shtetit, i cili është në rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Në seancën plenare të Kuvendit, duke iu përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Salla tha se qeveria nuk po mbështet sektorin bujqësor, Salla theksoi se mbështetja totale për fermerët këtë vit kap vlerën mbi 100 milionë euro, përmes subvencioneve dhe pagesave direkte.

“Për fermerët shqiptarë është një skemë që e kemi përafruar me Bashkimin Evropian dhe financohet nga buxheti i shtetit me 52 milionë euro, në rritje kundrejt vititë kaluar. Përveç kësaj, kemi vendosur minimalisht 15 milionë euro për kompensimin në masën 10% të çdo fature për fermerët që punojnë tokën”, u shpreh ministri.

Sipas tij, kjo skemë pritet të gjenerojë një mbështetje totale që varion nga 45 deri në 50 milionë euro vetëm nga komponenti i kompensimit, ndërsa në tërësi financimi për sektorin bujqësor tejkalon 100 milionë euro.

Ministri bëri të ditur se skema e re përfshin të gjithë fermerët, nga sipërfaqe të vogla prej një metri katror deri te fermat e mëdha me 300-400 hektarë, duke garantuar përfshirje të gjerë dhe mbështetje për të gjithë aktorët e sektorit.

Salla theksoi se objektivi i qeverisë është që përmes këtyre politikave të çojë sektorin bujqësor në një fazë të re zhvillimi dhe ta afrojë atë me standardet evropiane.

/Burimi ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…