Karakaçi inspekton punimet në aksin Elbasan-Papër: 87% e punimeve e përfunduar në lotin e parë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi sot punimet në aksin rrugor Elbasan-Papër, projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe qarkullimit në zonë.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi sot punimet në aksin rrugor Elbasan-Papër, projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe qarkullimit në zonë.

Gjatë inspektimit, Karakaçi bëri të ditur se punimet në lotin e parë po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa progresi fizik ka arritur në rreth 87%.

Ky segment është pjesë e Korridorit VIII, një nga projektet strategjike për lidhjen rajonale dhe integrimin në rrjetin paneuropian të transportit. Gjithashtu pak javë më parë nga ana e NATO-s, ky korridor është shpallur si korridor sigurie për sa i përket kalimit të forcave transatlantike.

I gjithë aksi do të jetë i kategorisë A, me dy korsi nga 3.75 metra secila dhe korsi emergjence. Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e 6 nënkalimeve, si dhe realizimin e veprave të mbrojtjes lumore përgjatë segmentit.

Ministri theksoi se bajpasi i Elbasanit, i cili lidhet drejtpërdrejt me këtë aks, është parashikuar në buxhetin e vitit 2026 dhe shumë shpejt pritet të nisë procedura e prokurimit. Ky element konsiderohet kyç për funksionalitetin e plotë të rrugës.

Segmenti me gjatësi 9.9 kilometra është i ndarë në tre faza dhe nis pranë ish-Kombinatit Metalurgjik, lidhet me bajpasin e Elbasanit dhe përfundon pranë kryqëzimit të Cërrikut, në afërsi të fshatit Valas.

Aktualisht, hapja e trasesë ka përfunduar në të tre fazat, ndërsa po vijon vendosja e trarëve në urat e segmentit. Punimet për mbrojtjen lumore janë drejt përfundimit, paralelisht me ndërtimin e veprave të vogla të artit dhe shtresave rrugore. Në muajt në vijim pritet të nisë edhe shtrimi i asfaltit.

Ky aks, i cili shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin, pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të lehtësojë lidhjen mes zonave përreth, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e transportit në një nga korridoret më të rëndësishme të vendit.

Burimi ATSH

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…