Sala në Bruksel: Shqipëria, e angazhuar për reforma në shëndetësi dhe integrimin në BE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi në Bruksel takim me komisionerin Oliver Varhelyi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi në Bruksel takim me komisionerin Oliver Varhelyi, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Sipas njoftimit të MSHMS, takimi u fokusua në mënyrë të veçantë në Kapitullin 28, që lidhet me shëndetin publik dhe konsiderohet ndër më kërkuesit në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, ministrja Sala vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Shqipërinë, duke theksuar angazhimin për avancimin e reformave, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përafrimin e plotë me legjislacionin evropian.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin “EU4Health”, si një hap konkret drejt integrimit në fushën e shëndetësisë.

“Shqipëria mbetet e fokusuar dhe e vendosur për të ecur përpara në rrugën evropiane,” u shpreh ministrja Sala.

Marrë nga ATSH

Sala në Bruksel: Shqipëria, e angazhuar për reforma në shëndetësi dhe integrimin në BE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi në Bruksel takim me komisionerin Oliver Varhelyi.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia