Sondazhi i CGTN-it: Mbi 80 % e të anketuarve thonë se “investimi në Kinë” është një zgjedhje e pashmangshme

Si ekspozita e parë e rëndësishme ndër veprimtaritë kryesore të Kinës në vitin e nisjes së Planit të 15-të Pesëvjeçar dhe si një moment historik pas operacionit të posaçëm doganor në Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it, Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit e Kinës (CICPE), që po zhvillohet tani, ka tërhequr vëmendjen globale.


Si ekspozita e parë e rëndësishme ndër veprimtaritë kryesore të Kinës në vitin e nisjes së Planit të 15-të Pesëvjeçar dhe si një moment historik pas operacionit të posaçëm doganor në Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it, Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit e Kinës (CICPE), që po zhvillohet tani, ka tërhequr vëmendjen globale. Diskutimet publike janë përqendruar në sinjalet që ky “barometër” i prirjeve të konsumit global do të dërgojë për rimëkëmbjen dhe transformimin e ekonomisë botërore. Sipas një sondazhi të publikuar nga CGTN-i në internet, 85.1% e të anketuarve deklaruan se “drejtimi për në Kinë” dhe “investimi në Kinë” janë bërë zgjedhje të pashmangshme për ndërmarrjet që synojnë integrimin e thellë në tregun global dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre.


Foto nga VCG

Edicioni aktual i CICPE-së ka tërhequr mbi 3 400 marka nga më shumë se 60 vende e rajone, ku ekspozuesit ndërkombëtarë përbëjnë 65 % të totalit, 20 pikë përqindjeje më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë pesë vjetëve të fundit, më shumë se 3 800 ndërmarrje dhe mbi 12 000 marka nga 92 vende e rajone kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë, duke hapur një rrugë të shpejtë për hyrjen e produkteve cilësore globale në tregun kinez. 91.1 % e pjesëmarrësve në sondazh ranë dakord me këtë, duke theksuar se CICPE ofron një platformë të gjerë për shkëmbime, bashkëpunim dhe ndërmjetësim investimesh midis ndërmarrjeve globale, ndërkohë që 89.3 % thanë se organizimi i vazhdueshëm i CICPE-së dëshmon vendosmërinë e palëkundur të Kinës për hapje me nivel të lartë, duke dhënë një shtysë të qëndrueshme rritjeje për sa i përket rimëkëmbjes së dobët të ekonomisë botërore.


Foto nga VCG

Në vitin 2025, vlera e përgjithshme e shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë i tejkaloi për herë të parë 50 trilionë juanë, ndërsa kontributi i konsumit në rritjen ekonomike arriti në 52 %. Në këtë drejtim, 93.5 % e të anketuarve besojnë se konsumi po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në nxitjen e ekonomisë kineze. Potenciali i madh i tregut të konsumit në Kinë pasqyron epërsitë e tregut gjigant kinez, jo vetëm për nga shkalla e konsumit, por edhe lidhur me skenarët e larmishëm të aplikimit, përditësimi i shpejtë i formateve të konsumit dhe gjallëria e madhe e tregut. Sipas sondazhit, 87.5 % e pjesëmarrësve vunë në dukje se tregu gjigant i konsumit në Kinë, që po përmirësohet vazhdimisht, po sjell segmentimin e kërkesës së konsumatorëve, duke riformësuar kështu zakonet e konsumit dhe logjikën e zhvillimit industrial. 91.3 % vlerësuan se CICPE është shndërruar në një platformë kyçe për paraqitjen e skenarëve më të përparuar të konsumit dhe prirjeve të industrisë, duke i bërë përfitimet e përmirësimit të konsumit më të prekshme dhe më të arritshme. Ndërsa 86.3 % besojnë se tregu gjigant i Kinës po çliron vazhdimisht potencialin e vet zhvillimor, duke u mundësuar vendeve në mbarë botën të ndajnë mundësitë që sjell rritja e tij.


Foto nga VCG

Sondazhi u publikua në platformat e CGTN-it në anglisht, spanjisht, frëngjisht, arabisht dhe rusisht, ku gjithsej 7 664 pjesëmarrës shprehën mendimet e tyre brenda 24 orëve.

Lexo më shumë nga

Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim në Tiranë në kuadër të Samitit të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim në Tiranë në kuadër të Samitit të…