Rruga Shirokë-Zogaj hapet në maj, investim që lidh ofertat turistike me Malin e Zi

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në këtë aks rrugor.


Në mesin e muajit maj pritet të hapet për qarkullim segmenti rrugor Shirokë-Zogaj, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës së Shkodrës.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në këtë aks rrugor.

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli vuri në dukje se segmenti Shirokë-Zogaj, me gjatësi rreth 6.5 kilometra, është drejt përfundimit dhe është pjesë e një programi ndërhyrjesh të financuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ky projekt lidhet gjithashtu me një masterplan më të gjerë të mbështetur nga KfW, që synon të integrojë ofertat turistike të zonës së Shirokës, Zogajt dhe rajonit përreth me ato të Malit të Zi.

Nga ana e Malit të Zi, infrastruktura rrugore përkatëse ka përfunduar, duke krijuar kushtet për lidhjen e dy zonave turistike ndërkufitare. Në një fazë të dytë investimesh parashikohen ndërhyrje në fshatin Zogaj, me qëllim shndërrimin e tij në një destinacion të mirëfilltë turistik.

Zëvendëskryeministrja Koçiu theksoi se ky segment rrugor do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, ndërsa do të rrisë atraktivitetin turistik të zonës në funksion të sezonit veror dhe zhvillimit ekonomik të Shkodrës.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se është në proces puna për ngritjen e një pike të përbashkët kufitare me Malin e Zi, e cila pritet të jetë funksionale brenda sezonit turistik, duke mundësuar shërbime të përbashkëta kufitare në një pikë kalimi.

Sipas saj, zona frekuentohet gjithnjë e më shumë edhe nga turistë të huaj, ndërsa programi “Porta e Alpeve” pritet të japë një impuls të ri zhvillimi për bashkinë Shkodër dhe gjithë qarkun.

Ministri Karakaçi u shpreh se ky investim nuk është thjesht një aks rrugor, por pjesë e një rrjeti të rëndësishëm lidhës për zonën e Shirokës dhe Zogajt, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të turizmit.

Ai theksoi se punimet janë të integruara edhe me projekte të tjera infrastrukturore, si ujësjellësi, kanalizimet dhe rrjeti energjetik 20 kV.

Karakaçi nënvizoi se investimet në qarkun e Shkodrës janë të shumta dhe përfshijnë edhe rijetëzimin e lumit Buna, përmirësimin e infrastrukturës turistike, si dhe zhvillimin e zonave malore dhe bregdetare, përfshirë Velipojën.

Ai shtoi se këto ndërhyrje synojnë ta kthejnë Shkodrën në një qendër rajonale për turizmin dhe zhvillimin e biznesit, duke përfshirë projekte si hyrja e qytetit, parku perëndimor, restaurimi i kalasë dhe krijimi i kuartierit të muzeve.

Sipas të dhënave të Bashkisë, Shkodra mirëpret mesatarisht rreth 500 mijë turistë në vit, me një qëndrim mesatar prej dy netësh, ndërsa investimet e reja synojnë rritjen e numrit të vizitorëve dhe të shpenzimeve turistike në këtë zonë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…