Salla: Skema kombëtare 2026, grant 10 mijë euro për fermerët e rinj

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një konference për mediat, tha sot se skema është ndërtuar pas një procesi të gjerë konsultimi me fermerët në të gjithë territorin.


Qeveria shqiptare miratoi dje me vendim të Këshillit të Ministrave, skemën kombëtare mbështetëse për fermerët për vitin 2026, duke synuar mbështetjen e investimeve bujqësore në të gjithë vendin.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një konference për mediat, tha sot se skema është ndërtuar pas një procesi të gjerë konsultimi me fermerët në të gjithë territorin.

“Është një skemë që ne e kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin, kemi pasur një dëgjesë me ta, 23 takime në 12 qarqe të Shqipërisë dhe kemi vendosur së bashku me stafin se kush janë pikat, për atë që kemi dëgjuar realisht nga fermerët, duke e përshtatur atë me buxhetin e akorduar nga qeveria shqiptare”, tha ai.

Salla sqaroi se mbështetja përfshin investime në sera, pemë frutorë, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, linja për përpunimin e produkteve, akuakulturë detare dhe agroturizëm.

Ai bëri të ditur se për fermerët e rinj, do të hapen thirrje për grant prej 10 mijë eurosh, kryesisht në sektorin e blegtorisë.

Sa i përket ndërtimit të staneve për blegtorët, Salla tha se “do të ketë një grant diku tek 3 milionë lekë”, teksa shtoi se “për pajisje makineri bujqësore do të mbështeten me grant 500 mijë lekë, ku përfshihen të gjithë tankerat për ruajtjen e qumështit dhe vajin e ullirit”.

Salla tha se prioritete do të ketë edhe në blegtori.

“Në gjedhë nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë. Për të imtat nga 1200 lekë në 1500 lekë. Ku dyfishohet për bletë nga 1000 lekë në 2000 lekë. Në kemi një numër rreth 600 mijë koshere duam ta shtojmë këtë numër që ta çojmë në vitin 2027 në 1 milionë”, tha ai.

Sipas Sallës, për herë të parë fermerët që rrisin derrat do të marrin 7 mijë lekë, ndërsa pragjet e përfitimit janë përgjysmuar.

“Për herë të parë i japim 7 mijë lekë për dosën në sektorin e rritjes së derrat. Është një masë e re që kanë adresuar fermerët në skemën e re kombëtare. Përgjysmohen pragjet e përfitimit, pra përfitojnë fermat me 5 lopë, me 50 krerë të imëta me 25 koshere dhe me 5 dosa”, tha ai.

Salla tha se “për kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera rritet mbështetja me 70% të kostos së shpenzimeve. Pra mbrojtja biologjike ka prioritet me mënyrën si ne sot kemi ndërtuar serat me mbrojtjen biologjike ku kemi një numër të konsiderueshëm të serave biologjike, por duam që kjo masë të shtohet nga fermerët”.

Ministri bëri me dije se edhe sektori i rritjes së peshkut në ujërat e brendshëm do të mbështetet, duke rikthyer masën për blerje arasati në ujërat e ëmbla.

“Subjekti i rritjes së peshkut në ujërat e brendshëm do të mbështetet dhe kjo masë e cila është për blerje arasati në ujërat e ëmbla, të cilat ne kemi në territor dhe është një masë që mendojmë se është në rifutjen në këtë skemë që kemi”, tha ai.

Ai shtoi se për fermat mbi 3 hektarë, përfitimi do të jetë 10 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë.

Po ashtu, sipas Sallës këtë vit, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të mbështeten 100%, teksa shtoi se do të vijojnë që të mbështesin prioritet fermat me prodhim organik të certifikuar.

“Pra është një konsolidim të të gjitha fushat për të mbështetur skemën e re kombëtare në 2026”, u shpreh ai.

Franca vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave demokratizuese e integruese

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin Pierre-Alexandre Anglade dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Franca vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave demokratizuese e integruese

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin Pierre-Alexandre Anglade dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare…