Hita betohet në krye të Policisë, Lamallari: Njeriu i duhur, proces transparent

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita u betua sot për një mandat 5-vjeçar, pas emërimit me vendim të qeverisë ditën e djeshme.


Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita u betua sot për një mandat 5-vjeçar, pas emërimit me vendim të qeverisë ditën e djeshme.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, drejtori i i ri i Policisë së Shetit, Skënder Hita, drejtues të policisë, etj.

Ministri i Brendshëm, Lamallari në fjalën e tij theksoi se “i besojmë drejtimin një drejtuesi të ri në një kohë kur kërkesat ndaj këtij institucioni janë më të larta se kurrë. Dua të evidentoj 3 elementë, lidhur me procesin e ndjekur deri më sot. Për të mbërritur deri në këtë ceremoni është kaluar përmes një procesi transparent dhe të bazuar në meritë, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni ti besohet një figure të besueshme dhe pavarësisht se fituesi duhet të ishte një dhe vetëm një, vlerësoj pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve”.

“Jam i bindur se të gjithë ju këtu sot, ndani të njëjtën bindje se Skënder Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit, në një moment të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët duke garantuar stabilitet, lidership dhe përkushtim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe ligjit, është oficer karriere i udhëhequr nga integriteti në çdo detyrë që ka patur”, tha Lamallari.

Duke u ndalur te procesi i integrimit europian, ministri theksoi se Policia e Shtetit ka një rol kyç në ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe në garantimin e sigurisë publike, si elemente thelbësore për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ministri Lamallari u shpreh se “ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Vendi ynë është në një proces real dhe të pandalshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian. Negociatat janë të hapura, reformat po avancojnë dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet në mënyrë të vazhdueshme nga partnerët tanë europianë. Ky është një proces që nuk matet me retorikë, por me rezultate konkrete, me institucione të forta dhe me standarde të qëndrueshme. Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit ka një rol thelbësor. Sepse integrimi europian nuk është vetëm një proces politik apo teknik; është një transformim i përditshëm i shtetit dhe shoqërisë”.

Sipas tij, çdo hap përpara në luftën kundër krimit, çdo standard i rritur profesional, çdo qytetar që ndjehet më i sigurt, është një hap më afër Europës.

Nga ana tjetër, tha Lamallari, duhet ta themi qartë: çdo përpjekje për të cenuar rendin, për të nxitur dhunë apo për të dëmtuar imazhin e vendit, është një pengesë për këtë rrugëtim. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetit, të ligjit dhe të zhvillimit dhe kjo rrugë nuk do të ndalet.

Duke iu drejtuar drejtorit të ri të Policisë, Lamallari tha se “ju merrni këtë detyrë në një moment kur kërkohet lidership i fortë, vizion i qartë dhe vendosmëri. Besimi që ju është dhënë sot është njëkohësisht edhe një pritshmëri e lartë, për të çuar përpara një polici moderne, profesionale dhe të denjë për standardet europiane. Roli juaj është i qartë: të forconi më tej profesionalizmin, të thelloni luftën kundër paligjshmërisë dhe të garantoni që Policia e Shtetit të mbetet një institucion në shërbim të qytetarëve dhe jo mbi ta, një institucion që ofron shërbim dhe nuk qaset vetëm si forcë represive, një organizatë që modernizohet vazhdimisht dhe është në lartësinë e sfidave të kohës”.

Marrë nga ATSH

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…