Shqipëria U-17 fiton miqësoren ndaj Letonisë, kuqezinjtë triumfojnë 2-0

Shqipëria U-17 fitoi ndeshjen e dytë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, triumfuan me rezultatin 2-0.


Shqipëria U-17 fitoi ndeshjen e dytë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, triumfuan me rezultatin 2-0.

Trajneri Dama e nisi takimin miqësor me këtë formacion: Simon Lleshi (GK), Jonas Nushi, Sebastian Amataj, Dennis Ettore Pierro, Kostantinis Varesi, Mattias Allasufi, Armend Muslika (c), Francesko Matjani, Delis Gjeci, Elson Himallari dhe Dion Vata.

Në pjesën e parë kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi dhe kontrolluan lojën në pjesën më të madhe të kohës, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Goli i parë i takimit u shënua në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, me autor Francesko Matjanin, i cili finalizoi një aksion perfekt duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Shqipëria vazhdoi të mbante ritmin e lojës edhe në minutat në vijim dhe në fund të takimit arriti të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 84-t realizoi Francesko Kico, duke vulosur fitoren 2-0 të Shqipërisë U-17 në këtë ndeshje miqësore ndaj Letonisë.

Kjo përballje shërbeu si një test i rëndësishëm për kuqezinjtë e vegjël dhe për stafin teknik në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare.

Marre nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rrugët plot me turistë, Rama: Ditë e zakonshme në Durrës

Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend, duke mirëpritur çdo vit mijëra vizitorë vendas…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rrugët plot me turistë, Rama: Ditë e zakonshme në Durrës

Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend, duke mirëpritur çdo vit mijëra vizitorë vendas…