Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në Bujqësi me komunën e Preshevës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nënshkroi sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nënshkroi sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Marrëveshja synon të krijojë një kornizë bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin dhe modernizimin e praktikave bujqësore, mbështetjen e fermerëve shqiptar në Preshevë dhe rritjen e kapaciteteve teknike e profesionale në sektorin bujqësor.

“Përmes këtij memorandumi synojmë të mbështesim më konkretisht komunitetin shqiptar të Preshevës në bujqësi, të nxisim shkëmbimin e përvojës dhe njohurive profesionale, si dhe të krijojmë mundësi për projekte të përbashkëta dhe akses në fondet e Bashkimit Europian,” u shpreh ministri Salla.

Ai theksoi se bashkëpunimi do të fokusohet edhe në zhvillimin e nën-sektorëve prioritarë të bujqësisë, si prodhimi bimor, blegtoria, bletaria dhe mikro-përpunimi shtëpiak e artizanal i produkteve agro-ushqimore, si dhe në mbështetjen e investimeve bujqësore dhe rurale dhe forcimin e zinxhirit të vlerës agro-ushqimore.

Sipas ministrit Salla, ky bashkëpunim do të kontribuojë në krijimin e më shumë mundësive për fermerët dhe në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare në rajon, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Burimi ATSH

Saranda plot me pushues, gjithmonë zgjedhja e duhur

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Saranda, një prej destinacioneve më të preferuara turistike në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Saranda plot me pushues, gjithmonë zgjedhja e duhur

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Saranda, një prej destinacioneve më të preferuara turistike në…